STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kufiri... i dashurisė

Shko poshtė

Kufiri... i dashurisė Empty Kufiri... i dashurisė

Mesazh  Nimfa Sun Jun 01, 2008 12:58 pm


Kufiri... i dashurisė
Pėrsiatje mbi veprėn mė tė fundit tė Preē Zogajt, romanin "Kufiri"



Dashuria, atdheu, njeriu, heroi, armiku. Pėr t‘i kuptuar nevojitet vetėm njė... kufi. Njė Kufi brenda nesh. Aleksandėr Gera, i riu nga Galdina, arrin t‘i pėrpijė tė gjithė kufijtė, duke qenė afėr dhe larg dashurisė, afėr dhe larg ėndrrės, afėr dhe larg atdheut, afėr dhe larg heroit dhe armikut.

Nė njė vend ku njeriu nuk ėshtė iniciues i mekanizmit, por i pėrdorur prej tij, Aleksandėr Gerės i duhet tė presė fatin. Atij i vjen Mariza, por atij i duhet qė ajo tė jetė Ema pėr ta dashur, pėr ta ėndėrruar. Ai kėrkon puthjen e parė, por arrin kalimin e parė drejt botės tjetėr- njė toke tjetėr. Ai kthehet pėr dashurinė, por pėrballet me armikun. Dhe pėr ironi tė fatit, armiku fle nė tė njėjtin vend me heroin, nė tė njėjtėn zemėr. Nuk ėshtė ai qė i ndan rolet brenda vetes. Nuk ėshtė ai qė vendos - nė diktaturė nuk ka njeri, por vetėm model. Njė model qė vendoset diku tjetėr, larg NJERIUT.

Aleksandėr Gera ėshtė heroi dhe mjerimi i ēdo njeriu nė diktaturė. Njė shaka, qė mund ta sjellin vetėm diktaturat, e fut Gerėn mes armikut dhe heroit, kur vetė ai s‘ka kėrkuar asgjė tė tillė. Atij i intereson ėndrra, por ėshtė nė vendin e gabuar, mes modelit tė gabuar. Gera ėshtė fytyra e ēdo njeriu qė ka pasur fatin e tė jetuarit nė diktaturė - ėshtė shqiptar, rumun, ēek, rus - ai ėshtė njeriu i cili s‘ka tė drejtė tė mendojė: jeta e tij ėshtė e varur nga ajo qė mendon Mekanizmi.

Atėherė, si mundesh t‘i shpėtosh kėtij Mekanizmi?

Preē Zogaj sugjeron ta mundė Mekanizmin pėrmes Kufirit drejt DASHURISE. Pa dashuri, s‘ka hero, s‘ka jetė.

Gera nuk synon tė mundė diktaturėn, por tė pėrqafojė dashurinė!

Aleksandėr Gera, heroi i librit "Kufiri", ėshtė njė i ri, i cili qė nė rreshtat e parė prezantohet nėn njė kufi - ėshtė kufiri i fituesve tė konkursit pėr nė shkollė tė lartė. Dikur ai kishte pasur njė kufi - puthjen me mėsuesen e kimisė. Njė kufi qė do t‘i duhet ta kėrkojė pėr tė kuptuar dashurinė e mėpasshme. Nė kėtė rrugėtim pėr dashurinė ai kalon njė kufi - kufirin tokėsor, kufirin e vendit tė tij, duke pėrfunduar nė Jugosllavi.

Por atij i duhet tė kthehet sėrish nė Galdinė - tė kthehet pėr dashurinė e tij me Emėn. Nuk ka menduar aspak heroin, e aq mė pak armikun nė kėtė rrugėtim. Por pėr kėtė kufi, mes heroit dhe armikut, nuk vendos mė ai.

E vetmja qė e mund zinxhirin e Mekanizmit ėshtė tė vijojė tė mendojė pėr dashurinė.

Por heroi pėr Mekanizmin ėshtė i frikshėm pėr Dashurinė. Pasi ka marrė vesh "heroizmin" qė ka shpallur Mekanizmi pėr kthimin e Aleksandėr Gerės "nga bota e frikshme kapitaliste", Ema rikthehet qė tė jetė Mariza. Dashuria e saj fshihet pas fytyrės sė saj, emrit tė saj, fustanit tė saj. Mariza e fsheh Emėn brenda vetes, duke lėnė Aleksandrin pa ėndėrr, pa dashuri - si i tillė ai ndihet edhe pa atdhe.

Loja me njeriun, e stilit tė Milan Kunderės, dashuria e konsumuar pa prekje, si nė romanet e Alesandro Barikos, e bėjnė romanin e Zogajt njė prozė imponuese dhe njėkohėsisht sugjestionuese, ku dashuria sfidon sistemin, sfidon frikėn, sfidon tė djeshmen e tė nesėrmen. Autorit nuk ia bėn zemra ta vrasė heroin, por heroi i tij nuk mund tė jetė mė askush nėse dashuria s‘ėshtė mė motivi i jetės.

"...Hijet e ngritėn nga toka dhe vallėzuan disa ēaste sikur i tundte stuhia, pastaj nga gjithė kjo mahi, njė siluetė u shemb pėrdhe me njė "oh" qė nuk e dėgjoi njeri i gjallė nė faqe tė dheut..."

Ky ėshtė fundit i "Kufirit". Nuk ėshtė njė histori dashurie, por njė histori pėr dashurinė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi