STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

2 posters

Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:35 pm

Emrat e bukur tė Allahut – Esmaullahi-l-Husna

أسماء الله الحسنى
Allahu xh.sh. nė Kur’anin Fisnik thotė:
وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُوا الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَائِهِ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
- “Allahu ka emrat mė tė bukur (mirė), prandaj Atė thirreni me ta” , (El-A’ėraf, 180)
قُلْ ادْعُوا اللَّهَ أَوْ ادْعُوا الرَّحْمَانَ أَيًّا مَا تَدْعُوا فَلَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى
- “Thuaj: “Thėrrisni: Allah ose thėrrisni Er-Rrahman, me cilindo qė ta thėrrisni (prej kėtyre dy emrave), emrat e Tij janė mė tė bukurit…”, (Isra’ė 110)
اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى
- “Ai ėshtė Allahu, nuk ka zot tjetėr pos Tij. Atij i takojnė emrat mė tė bukur”, (Ta-Ha,
هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى
- “Ai ėshtė Allahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėdhėnėsi. Tė Tij janė emrat mė tė bukur.” (El-Hashr, 24)
Transmetohet nga Ebu Hurejra tė ketė thėnė: Ka thėnė Pejgamberi a.s.: “Allahu i ka nėntėdhjetė e nėntė emra, njėqind pa njė, Ai ėshtė tek dhe e do tekun. Ai qė i numėron (mėson) kėta emra tė Tij, do tė hyjė nė Xhennet. Allahu ėshtė Ai, pėrveē tė Cilit nuk ka tė adhuruar tjetėr, Ai ėshtė: i Gjithėmėshirėshmi (Falėsi i tė mirave), Mėshirėploti (i Mėshirshmi), Sunduesi, i Pastri (i Shenjti, i Shndritshmi), Paqedhėnėsi (i Pastri pa tė meta), Siguruesi, Mbizotėruesi, Fuqiploti, i Gjithėfuqishmi, i Madhėrishmi, Krijuesi, Filluesi, Formėdhėnėsi, Gjithėfalėsi, Mposhtėsi, Dhuruesi, Furnizuesi, Zgjidhjedhėnėsi, i Gjithėdituri, Shtrėnguesi, Dhėnėsi (Ēliruesi), Pėrulėsi, Lartėsuesi, Ngritėsi, Nėnshtruesi, Dėgjuesi, Vėshtruesi, Gjykuesi, i Drejti, i Buti, i Gjithinformuari, Pėrdėllimtari, Madhėshtori, Falėsi, Mirėnjohėsi, i Larti, i Madhi, Ruajtėsi, Ushqyesi, Llogarimarrėsi, Fisniku, Bujari, Vigjėluesi, Lutjepranuesi, Gjithėpėrfshirėsi, i Urti, i Dashuri, i Lavdishmi, Ringjallėsi, Dėshmuesi, i Vėrteti, Pėrkujdesėsi, i Forti, i Pathyeshmi, Mbrojtėsi, i Falėnderuari, Gjithėnjohėsi, Nismėtari, Rikrijuesi, Jetėdhėnėsi, Jetėmarrėsi (Vdekjeprurėsi), i Gjalli, i Pėrjetshmi, Kreatori, i Nderuari, i Vetmi, i Domosdoshmi (Strehimtari), i Fuqishmi, i Gjithėmundshmi, Pėrparuesi (Nismėtari), Paslėnėsi (Ai i Cili tė vonon), i Pari, i Fundit, i Dukshmi, i Padukshmi, Udhėheqėsi (Drejtuesi), i Gjithėlartėsuari, Mirėbėrėsi, Pendimpranuesi, Ndėshkuesi (Ai qė hakmerret), Mėkatfalėsi, i Dhembshuri, Pushtetmbajtėsi, Atij i takon madhėshtia dhe nderi, Drejtėsidhėnėsi, Tubuesi, i Pasuri, Pasuridhėnėsi, Privuesi, Dėmsjellėsi (Ai i Cili jep dėmin), Dobiprurėsi, Drita, Udhėzuesi, Shpikėsi, i Pėrhershmi (i Amshueshmi), Trashėguesi, Frymėzuesi (Udhėzuesi nė tė mirė), Durimtari”
* * *

Ēėshtja e emrave tė bukur tė Allahut dhe komentimi i tyre, kanė qenė objekt shqyrtimi dhe komentimi i shumė dijetarėve nė kohė, duke filluar nga ata tė akaidit (apologjetikės), pastaj ata tė hadithit, tė tefsirit etj..
Dijetarėt, pa dallim, janė unikė rreth faktit se kėta emra tė bukur tė Allahut, nė tė vėrtetė janė cilėsi tė Allahut xh.sh., me tė cilat Ai e ka cilėsuar dhe pėrshkruar Vetveten.
Prej kėtyre emrave-cilėsive ka tė tillė qė pėrshkruajnė Madhėshtinė e Tij si: “El-Adhim”-“Madhėshtori”, “El-Muteali”-“I Gjithėlartėsuari”, “El-Mexhid”-“I Lavdishmi”, “El-Kuddus”-“I Pastėrti”, “Dhul Xhelali vel Ikram”-“Atij i takon madhėshtia dhe nderi”. etj.
Pastaj ka prej kėtyre emrave qė dėftojnė pėr kreativitetin e Tij si Krijues: “El-Bariu”-“Filluesi i krijimit”, “El-Musavviru”-“Formėdhėnėsi”, “El-Haliku”-“Krijuesi”, “El-Bediu”-“Shpikėsi”, etj.
Ka cilėsi tė tjera qė pėrshkruajnė fuqinė e Tij hyjnore si: “El-Kavijj”-“I Forti”, “El-Kadir”-“I Fuqishmi”, “El-Kahhar”-“Mposhtėsi”, “El-Muhejmin”-“Mbizotėruesi” etj.
Pastaj ka tė tilla qė pėrshkruajnė dhe shprehin diturinė dhe urtėsinė e Tij hyjnore si: “El-Aliim”-I Gjithdijshmi”,“El-Hakim”-“I Urti”,“El-Habir”-“I Gjithėinformuari”, etj.
Ndėrsa ka prej kėtyre emrave qė pėrshkruajnė mėshirėn dhe butėsinė e Tij ndaj robėrve tė Tij si: “Er-Reuf”-“I Dhembsuri”, “Er-Rrahman”-“I Gjithėmėshirshmi”, “Er-Rrahim”-“Mėshirėploti”,“El-Gafur”-“Falėsi”, “El-Halim”-“Pėrdėllimtari” “Et-Tevvab”-“Pendimpranuesi”, “El-Letif”-“I Buti” etj, por, qė tė gjithė kėta emra-cilėsi, edhe pse nė dukje mund tė kenė ngjashmėri me disa cilėsi qė i posedojnė edhe krijesat, assesi nuk mund tė krahasohen me cilėsitė hyjnore, sepse Allahu ėshtė i Vetmi Zot i kėsaj gjithėsie, nė sundimin e tė Cilit nuk mund t’i pėrzihet askush. As nuk ka shok e as tė ngjashėm me Tė:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ

“ Asnjė send nuk ėshtė si Ai…” (Esh-Shura, 11)
Siē e pamė nga hadithi qė kanė transmetuar Tirmidhiu, Ibn Hibani dhe Bejhekiu nga Ebu Hurejra e ky nga Pejgamberi a.s., Allahu xh.sh. i ka 99 emra, por ky pėrkufizim nė 99-tė assesi nuk do tė thotė se Allahu nuk ka edhe emra tė tjerė, tė cilėt ne nuk i dimė, e nuk i ka ditur madje as vetė i Dėrguari i Allahut-Muhammedi a.s. Argument pėr kėtė ėshtė vetė thėnia (duaja) e Resulullahut s.a.v.s., e pėrcjellė nga Abdullah ibn Mes’udi, i cili e kishte dėgjuar Pejgamberin a.s. duke thėnė: “Ai njeri qė e kaplon ndonjė mėrzi ose brengė dhe thotė: “O Allah, unė jam robi Yt, bir i robit Tėnd dhe bir i robėreshės Sate, Jeta ime (ballukja ime) ėshtė nė Duart e Tua, i nėnshtrohem plotėsisht gjykimit tė ēėshtjes Sate nė mua, Dhe ēdo gjykim Yti nė mua ėshtė i drejtė. Pėr hir tė kėsaj, O Zot i madhėruar, po tė lutem (po kėrkoj nga Ti) me secilin emėr tė ndritur qė ke, me tė cilin e ke quajtur (cilėsuar) Veten, ose e ke pėrmendur nė Librin Tėnd (Kur’anin), ose tė cilin ia ke mėsuar ndokujt prej krijesave tė Tua, ose tė cilin e ruan vetėm nė Diturinė Tėnde tė fshehtė, qė Kur’anin e madhėruar ta bėsh freski tė zemrės sime, dritė tė gjoksit tim, dhe largim tė ēdo brenge dhe dėshpėrimi tim”, atij njeriu, Allahu do t’ia largojė dėshpėrimin dhe mėrzinė dhe nė vend tė tyre do t’i sjellė gėzim”. Atėherė as’habėt e pyetėn: O i Dėrguari i Allahut a nuk duhet t’i mėsojmė ne kėto fjalė (kėta emra)? Tha: Po gjithsesi, madje ėshtė e pėlqyeshme pėr atė qė i dėgjon, edhe t’i mėsojė”.
Dijetarėt janė pėrpjekur tė japin sqarime tė mundshme rreth kuptimit tė vėrtetė qė ėshtė synuar nga fjalėt e Pejgamberit a.s.: ”…men ahsaha dehalel xhenneh…”.
Nga aspekti gjuhėsor kėto fjalė nėnkuptojnė: ”kush i numėron”, por kėtu qėllimi ėshtė shumė mė i gjerė, dhe nėnkupton jo vetėm numėrimin por edhe mėsimin e tyre dhe veprimin me kėta emra (cilėsi). Me njė fjalė, besimtari duhet tė stoliset me kėto virtyte.
Nė kėtė kuptim tė numėrimit dhe tė ruajtjes na vjen nė kėtė ajet:
“Nė Ditėn kur Allahu i ringjall ata tė gjithė, i njofton pėr atė qė kanė punuar, sepse Allahu i ka mbajtur ato shėnime, edhe pse ata i kanė harruar. Allahu ėshtė Ai qė sheh dhe pėrcjell ēdo gjė.” , (El-Muxhadele, 6)
Kuptimi i fjalės “ahsahullahu” nė kėtė ajet nėnkupton numėrimin, por edhe mosharresėn, sepse Allahu nuk i harron veprat e njerėzve, qofshin ato tė mira ose tė kėqija.
Pastaj fjala “ihsaun”-“numėrim”, vjen edhe nė kuptim tė gjithėpėrfshirjes e jo vetėm tė pėrkufizimit nė numėrim:
“…Edhe nė qoftė se pėrpiqeni t’i numėroni tė mirat e Allahut, nuk do tė mund tė arrini t’i pėrkufizoni (nė numėr)…”, (Ibrahim, 34).
Kjo nėnkupton se me gjithė pėrpjekjet e njerėzve qė tė numėrojnė mirėsitė e Allahut ndaj tyre, ato ėshtė e pamundur tė pėrkufizohen nė ndonjė numėr.
Dhe nė kėtė kontekst, nėse kthehemi edhe njė herė tek fjalėt e Resulullahut s.a.v.s., atėherė ėshtė e qartė se nuk bėhet fjalė vetėm pėr numėrimin e tyre, por pėr tė vepruarit me kėto cilėsi dhe me kėta emra tė bukur. F.v., ēdo besimtar duhet tė stoliset me virtytin e mėshirės, qė ta mėshirojė atė qė ėshtė mė i dobėt dhe i pafuqishėm;, duhet tė jetė i drejtė gjatė ndonjė gjykimi me peshė; duhet tė jetė i butė dhe i kujdesshėm me njerėzit qė i drejtohen pėr ndonjė nevojė; duhet tė jetė falės, nėse ndokush i ka bėrė ndonjėherė ndonjė padrejtėsi dhe i ka kėrkuar falje; duhet t’i ofrojė ndihmė vėllait musliman, kurdo qė e kėrkon nevoja, etj.
Besimtari jeton nėn hijen e kėtyre emrave tė bukur, sepse afrimi tek Allahu ėshtė caku dhe synimi i secilit prej nesh, sepse vetė Allahu xh.sh. thotė:
“Allahu i ka emrat mė tė bukur (mirė), prandaj Atė thirreni me ta” , (El-A’ėraf, 180)
Tė pėrmendurit e Allahut ėshtė detyrim i ēdo besimtari nė ēdo kohė, nė mėngjes e mbrėmje, nė gėzime e dėshpėrime, nė rrugė e nė shtėpi. Pėr kėtė jemi tė urdhėruar nga i Lartmadhėrishmi nė Kur’anin fisnik:
“Pra ju mė kujtoni Mua (me adhurime), Unė ju kujtoj (me shpėrblim). Mė falėnderoni e mos mė mohoni”, (El-Bekare, 152)
Pastaj:
“E i pėrmende shumė Zotin tėnd dhe madhėroje mbrėmje e mėngjes”, (Ali Imran, 41).
Emrat e bukur tė Zotit janė burim i shumė mirėsive, tė cilat njeriu as qė mund t’i imagjinojė. Nė lidhje me kėtė, i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kushdo prej jush qė kur tė zgjohet thotė tri herė: “Eudhu bil-lahi es-Semiil Alim mine shejtani rraxhim”-“Kėrkoj mbrojtjen e Allahu, Dėgjuesit dhe tė Gjithdijshmit nga cytjet e shejtanit tė mallkuar”, dhe i lexon tri ajetet e kaptinės “El-Hashėr” (22-23-24, kėto ajete pėrmbajnė 16 emra tė bukur tė Allahut: (“Ai ėshtė Allahu qė nuk ka zot tjetėr; vetėm Ai qė e di tė fshehtėn dhe tė dukshmėn; Ai ėshtė Mėshiruesi, Mėshirėbėrėsi. Ai ėshtė Allahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, Sundues i pėrgjithshėm, I Pastėr (prej tė metave qė i mvishen), Shpėtimtar (qė shpėton njerėzit prej ndėshkimit), Sigurues (qė siiguroi njerėzit me premtimin e vet dhe pejgamberėt me mrekulli), Mbikėqyrės (qė mbikėqyr dhe pėrcjell ēdo send), I Plotfuqishėm, Mbizotėrues, I Madhėrishėm. I Lartėsuar ėshtė Allahu nga ēka i shoqėrojnė! Ai ėshtė Allahu, Krijuesi, Shpikėsi Formėdhėnėsi. Tė Tij janė emrat mė tė bukur. Atė (Allahun) e madhėron ēka nė qiej e nė Tokė dhe Ai ėshtė Ngadhėnjyesi, I Urti”), Allahu do t’i autorizojė 70 mijė melaike qė tė luten pėr tė derisa tė ngryset (tė vijė mbrėmja), dhe nė qoftė se ai person vdes gjatė asaj dite, ai vdes si shehid (dėshmor), dhe po ashtu ai qė i thotė kėto fjalė kur tė bjerė nė gjumė, e ka tė njėjtėn gradė (derisa tė zgjohet)”


Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Fri May 30, 2008 4:52 pm, edituar 1 herė gjithsej
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:35 pm

Cili ėshtė emri mė i madh i Allahut?
Dijetarėt, nė pėrpjekjet nga ixhtihadi i tyre personal, janė munduar tė japin mendime tė ndryshme se cili mund tė jetė emri mė madhėshtor i Allahut xh.sh., sepse ky emėr, pėr shkak tė njė urtėsie tė madhe, ėshtė i fshehur, dhe atė nuk e ka treguar madje as vetė Pejgamberi a.s. Ka mendime qė thonė se pa dyshim emri mė i madh i Allahut ėshtė vetė emri “Allah”, i cili nė Kur’an ėshtė pėrmendur mbi 2690 herė. Ky ėshtė njėri prej mendimeve mė tė forta dhe mė tė pranueshme nga dijetarėt, sepse ky emėr pėrmban vėrtet shenjtėrinė hyjnore. P.sh., kur tė pėrmendet i vetėm, ėshtė “Allah”, nėse i hiqet elifi i parė, prapė mbetet “Lil-lah”-“Pėr Allahun”, nėse hiqet lami i parė, mbetet “Lehu”-“pėr Tė”, po nėse hiqet edhe lami i dytė, prapė mbetet “Hu” ose “Huve”-“Ai”.
Transmetohet nga Aishja r.a. se njė ditė i Dėrguari i Allahut xh.sh. i kishte thėnė asaj: “Oj Aishe, a e dite se Allahu ma dėftoi njė emėr tė Tij, me tė cilin po tė lutej, Ai do tė pėrgjigjej ? Aishja thotė: E pėrbeva Pejgamberin nė babė e nėnė qė tė ma mėsonte atė emėr, por ai mė tha: “Nuk bėn tė ta mėsoj, oj Aishe”. Atėherė thotė Aishja r.a., u pėrkula nė shenjė nderimi, u ula pėr disa ēaste dhe pastaj u ngrita, ia putha kokėn tė Dėrguarit a.s. dhe me pėrultėsi e luta: “Tė lutem, ma mėso atė emėr, o i Dėrguar i Allahut!, kurse ai prapė ma ktheu: “Nuk bėn tė ta mėsoj, oj Aishe, sepse me atė emėr nuk bėn tė kėrkosh ndonjė gjė tė kėsaj bote”.
Pasi i dėgjova kėto fjalė, thotė Aishja r.a., u ngrita, mora abdest, i fala dy rekate dhe fillova tė lutesha: “O Zoti im, unė po tė lutem Ty, o Allah, po tė lutem o i Gjithėmėshirshėm - (Er-Rrahman), po tė lutem o Mirėbėrės - (El-Berr) dhe Mėshirėplotė - (Er-Rrahim), po tė lutem me tė gjithė emrat e Tu tė bukur qė ke, me ata qė unė i di dhe me ata qė nuk i di, qė tė mė falėsh e tė mė mėshirosh mua”. Atėherė, thotė Aishja r.a., e pashė Resulullahun s.a.v.s. duke buzėqeshur dhe mė tha: “Ai emėr i madh i Allahut, ėshtė nė njėrin prej kėtyre emrave me tė cilėt e lute Atė”.
- Nė koleksionin e Tirmidhiut transmetohet nga Esma’ė bin Jezid, se i Dėrguari a.s. ka thėnė: “ Emri i Madh i Allahut ėshtė nė kėto dy ajete: “Ve ilahukum ilahun vahid, la ilahe il-la huve er-Rrahmanu er-Rrahim”-“Zoti juaj (qė meriton adhurimin) ėshtė njė, Allahu, nuk ka zot pos Tij, ėshtė mėshirplotėe dhe mėshirbėrės” (El-Bekare, 163) dhe ajeti i dytė i kaptinės Ali Imran: “Allahu la ilahe il-la huve el-Hajjul Kajjum” – “Allahu ėshtė njė, nuk ka zot tjetėr pėrveē Atij. Ai ėshtė Mbikėqyrės i pėrhershėm dhe i pėrjetshėm”, (Ali Imran 2)
Nė lidhje me kėtė hadith, Tirmidhiu pohon se ėshtė nė gradėn sahih.
- Nė Musnedin e Imam Ahmedit, po edhe nė Sahihun e Hakemit, transmetohet nga Ebu Hurejra, nga Enes bin Maliku dhe Rebiate bin Amiri, se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Lidhuni pėr kėtė fjalė dhe shqiptojeni gjithmonė: “Ja Dhel Xhelali vel Ikram”.
- Na ėshtė transmetuar po ashtu nga Ebu Hurejra, fjalėt e tė cilit i ka shėnuar Tirmidhiu, se i Dėrguari i Allahut, sa herė qė e preopkuponte diēka, kur lutej, lutej me pėrultėsi dhe thoshte: “Ja Hajj, ja Kajjum”
- Nė Sahihun e Hakemit, transmetohet njė hadith nga Ebi Emamete, e ky nga i Dėrguari a.s. tė ketė thėnė: “Emri madhėshtor i Allahut ėshtė nė njėrėn prej kėtyre tri kaptinave: El-Bekare, Ali Imran dhe Ta-Ha.”
Thotė Kasimi, e kam kėrkuar kėtė emėr nė kėto tri kaptina dhe mendoj se ai ėshtė ajeti: “Allahu la ilahe il-la huve el-Hajjul Kajjum” – “Allahu ėshtė njė, nuk ka zot tjetėr pėrveē Atij. Ai ėshtė Mbikėqyrės i pėrhershėm dhe i pėrjetshėm”, (Ali Imran 2) dhe (El-Bekare, 255)
Nė vazhdim do tė cekim mendimet kryesore tė disa dijetarėve nė lidhje me emrin e madh tė Allahut xh.sh.
Mendimi i Imam Gazaliut:
Imam Gazaliu nė lidhje me kėtė thotė: “Dituria rreth emrave tė bukur tė Allahut ėshtė prej dijeve mė tė mėdha. Dijetarėt ndėrkaq, sa i pėrket emrit mė tė madh tė Allahut, janė ndarė me tri mendime:
1. Emri mė i madh i Allahut ėshtė secili emėr me tė cilin Ai tė pėrgjigjet nė rast tė ndonjė nevoje ose shqetėsimi.
2. Disa tė tjerė kanė thėnė se emri i madh i Allahut ėshtė vetė emri “Allah”, mendim ky qė ėshtė pa dyshim mė i sakti. Ca tė tjerė kanė thėnė se ky emėr ėshtė: “Dhul Xhelali vel Ikram”; disa tė tjerė se ai emėr ėshtė “El-Letif”. Njė grup tjetėr kanė shprehur mendimin se ky emėr ėshtė fjala ”Selamun kavlen min rabi-rr-Rrahim”. Njė mendim tjetėr ėshtė pėr emrin “El-Vedud”, pastaj pėr emrat “El-Hannan el Mennan, dhul Xhelali vel Ikram”.
Mund tė jetė ky emėr i madh i Allahut edhe nė ndonjėrėn prej shkronjave simbolike nė fillim tė disa sureve, tė ashtuquajtura shkronja tė dritės, si “Elif Lam Mim”, “Elif Lam Mim Sad”, “Elif Lam Mim Ra”, ose “Kaf Ha Ja Ajn Sad” …etj..
3. Ky emėr mund tė jetė emri mė gjithėpėrfshirės i Allahut, prej tė cilit rrjedhin tė gjithė emrat e tjerė tė Tij. Dhe kėtė emėr i Plotfuqishmi e ka lėnė tė fshehtė, sigurisht pėr njė urtėsi shumė tė madhe. Qėllimi i tėrė kėsaj urtėsie ėshtė qė secili t’i lutet Allahut me emrin mė tė ndritur, me tė cilin shpreson se Ai do t’i pėrgjigjet pėr nevojėn e tij…”
Mendimi i Sujutiut:
Nė lidhje me emrin madhėshtor tė Allahut, Imam Sujutiu sjell 20 mendime tė ndryshme. Ai ndėr tė tjera thotė: “Jam pyetur nga disa njerėz pėr kėtė emėr dhe pėr hadithet qė trajtojnė kėtė temė, dhe them: Secili emėr i Allahut ėshtė i madh, dhe nuk bėn tė dallohet njėri prej tjetrit. Zaten, ky mendim ėshtė edhe mendim i shumė dijetarėve tė mėdhenj para meje, si Ebu Xha’fer Et-Taberiu, Ebul Hasen El Esh’ariu, Ibn Hibbani, El-Bakilaniu etj.
Mendim tjetėr i Sujutiut ėshtė se ky emėr ėshtė ifshehtė nė dijen e Allahut dhe nuk ia ka zbuluar askujt prej krijesave, ashtu siē e ka lėnė tė fshehtė edhe natėn e Kadrit apo momentin e Kiametit. etj.
Sujutiu nė vazhdim cek edhe tetėmbėdhjetė mendimet e tjera, tė cuilat flasin nė lidhje me mundėsinė se cili mund tė jetė emri mė i madh i allahut. Ai mund tė jetė emri “Huve”, njė mendim qė e pėrcjell nga Fahru Rraziu, pastaj cek emrin “Allah”, pėr tė cilin thotė se ėshtė emėr i pėrveēėm, me tė cilin nuk ėshtė cilėsuar askush pos Allahut si Qenie Absolute, kurse tė tjerėt emra vetėmsa janė shtesė plotėsuese e kėtij emri tė madh. Nė lidhje me kėtė mendim, sjell njė transmetim nga Xhabir bin Abdil-lah bin Zejdi, i cili thotė se emri Allah ėshtė emri mė i madh. A nuk e shihni se si e ka shprehur kėtė gjė Allahu xh.sh. nė Kur’anin fisnik: “Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve alimul gajbi ve shehadeh huve rrahmanu rrahim”.-“Ai ėshtė Allahu qė nuk ka zot tjetėr,; vetėm Ai qė e di tė fshehtėn dhe tė dukshmėn; Ai ėshtė Mėshiruesi, mėshurėbėrėsi”, (El-Hashr, 22).
Emri i madh i Allahut mund tė jetė edhe nė njėrin prej kėtyre tre emrave: “Allah-Rrahman – Rrahim” duke u bazuar nė hadithin qė pėrcillet nga Aishja r.a., e cila i qe lutur Allahut: “…O Zoti im, unė po tė lutem Ty, o Allah, po tė lutem, o i Gjithėmėshirshėm (Er-Rrahman), po tė lutem, o Mirėbėrės (El-Berr) dhe Mėshirėplotė (Er-Rrahim)…”, pas sė cilės dua, i Dėrguari i Allahut kishte buzėqeshur dhe kishte thėnė: ““Ai emėr i madh i Allahut ėshtė nė njėrin prej kėtyre emrave me tė cilėt e lute Atė”.
Mė pastaj Imam Sujutiu sjell edhe mendimet e tjera, se ai emėr i madh i Allahut mund tė jetė: “Dhul Xhelali vel Ikram”, ose mund tė jetė edhe ky emėr: “Allahu la ilahe il-la huve el Ehadu es-Samed, el-ledhi lem jelid ve lem juled ve lem jekun lehu kufuven ehad”-“Allahu ėshtė Ai pos tė Cilit nuk ka tjetėr zot. I Vetmi, tė Cilit i drejtohen krijesat pėr nevojat e tyre,Strehimtari, Zotėria dhe Sunduesi, i Cili nuk ka lindur kė e as nuk ėshtė i lindur dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Tė”.Nė lidhje me kėtė mendim kemi njė hadith sahih tė transmetuar nga Burejde, tė cilin e kanė transmetuar Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe dhe Hakemi, tė ketė thėnė: “I Dėrguari i Allahut dėgjoi njė njeri duke u lutur, i cili thoshte: “Allahumme inni es-eluke bienni eshhedu enneke ente Allah el-ledhi la ilahe il-la Ente, El-Ehadu Es-Samed, el-ledhi lem jelid ve lem juled ve lem jekun lehu kufuven ehad”-“O Zoti im!, po tė lutem dhe po kėrkoj nga Ti duke dėshmuar se ti je Allahu dhe se nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje, Njė, dhe i Vetmi Strehimtar, pėr tė cilin kanė nevojė tė gjithė, i Cili nuk ka lindur kė e as ėshtė i lindur dhe as qė dikush ėshtė i barabartė me Tė”, pėr se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: Vėrtet e ke lutur Allahun me emrin e Tij mė madhėshtor e mė tė ndritur, me tė cilin, kur t’i lutesh, tė jep dhe tė pėrgjigjet”. Nė lidhje me kėtė hadith, Ibn Haxher el Askelani thotė se ėshtė me senedin mė tė saktė prej haditheve qė flasin pėr emrin e madh tė Allahut.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:38 pm

[color=green]Sujutiu nė vazhdim cek edhe mendime tė tjera se ky emėr mund tė jetė ; [b]“El-Hajjul Kajjum”, ose “Rabb”, ose “Malikul Mulk”, ose “Bediu semavati vel erd, dhul Xhelali vel Ikram”-“Shpikėsi i Qiejve dhe i Tokės, Vetėm Atij i takon Madhėshtia dhe Nderi”, ose “Allahumme”, ose “Dėshmia islame : “La ilahe il-lallah”, ose disa prej shkronjave simbolike si “Elif Lam Mim”, etj.
Imam Sujutiu sjell edhe njė mendim tjetėr shumė tė fuqishėm se ai emėr i madh i Allahut mund tė jetė duaja e Junusit a.s. nė barkun e peshkut, kur u pendua tek Allahu, e ato janė fjalėt: “La ilahe il-la ente, Subhaneke inni kuntu mine-dh- dhalimin”. “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i Pastėr, nuk ke tė meta. Unė i bėra tė padrejtė vetes!”, (Junus 87)..
Transmetojnė Ibn Xheriri dhe Hakemi nga Seid bin Ebi Vekasi e ky nga Pejgamberi a.s. tė ketė thėnė: “A t’ju tregoj pėr emrin e madh tė Allahut? Ai emėr ėshtė nė “duanė e Junusit” qė e bėri nė bark tė peshkut”. Disa e pyetėn: A mos ka qenė kjo dua e veēantė vetėm pėr Junusin a.s. pėr se ai u pėrgjigj: “A nuk e shihni se ē’thotė Allahu xh.sh. “Festexhebna lehu ve nexhejnahu minel gammi ve kedhalike nunxhi el mu’minin”-“Ne iu pėrgjigjėm atij, e shpėtuam nga tmerri. Kėshtu i shpėtojmė Ne besimtarėt”, (El-Enbija, 88).

Mendimi i Sha’raviut
Mumammed M. Sharaviu pasi pėrmend disa mendime tė dijetarėve se cili mund tė jetė emri madhėshtor i Allahut, se a mund tė jetė ai “Malikul Mulk”, apo “El-Hajjul Kajjum”, apo “Er-Rrahman” etj,. ndėr tė tjera, thotė se ky emėr i Madh i Allahut, mund tė jetė vetėm ai emėr qė pėrfshin tė gjitha cilėsitė e pėrsosura, dhe konstaton: “Emri i madh i Allahut ėshtė pa dyshim vetė emri “Allah”Duaja me emrat e bukur tė Allahut nėnkupton faktin qė t’i lutesh Allahut me atė emėr i cili ty tė pėrshtatet pėr atė nevojė, p.sh.: O i Urtė, mė dhuro urtėsi, ose o i Gjithėdijshėm, mė dhuro dituri, O i Mėshirshėm m mė mėshiro, kurse nėse lutesh: “O Allah”, atėherė dije se e ke lutur tė Lartmadhėrishmin me tė gjitha cilėsitė e pėrkryera, tė domosdoshme.”


KOMENT I SHKURTĖR I EMRAVE TĖ BUKUR E TĖ NDRITUR TĖ ALLAHUT XH.SH.




FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_001 1. ALL-LLAH- Zoti. Ėshtė emri mė i madh i Krijuesit qė dėfton pėr Qenien Absolute, emėr me tė cilin pėrfshihen tė gjitha cilėsitė dhe atributet e tjera hyjnore. Ėshtė emėr i pėrveēėm dhe nuk ėshtė i prejardhur, do tė thotė nuk rrjedh prej ndonjė fjale tjetėr. Si term i tillė pėrdoret vetėm pėr tė dėshmuar Ekzistencėn e Domosdoshme dhe Absolute. Ēdo emėr tjetėr i bukur i Allahut vjen si shtesė me tė, kur janė sė bashku. p.sh. “Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve”- “Ai ėshtė Allahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij…” (El-Hashr,23) ose “Allahu la ilahe il-la huve rabbul Arshil adhim”-“Allahu ėshtė njė, nuk ka Zot tjetėr pėrveē Tij, Zot i Arshit tė madh”, (En-Neml, 26)etj.
Nė Kur’an ky emėr ėshtė pėrdorur 2690 herė, ndėrsa nėse ia shtojmė edhe emėrtimin qė rrjedh po prej kėtij emri “Lil-lah”, ose “ilah” ose “lehu” ose “huve”, atėherė ai del se ėshtė pėrmendur mbi 2700 herė.
Me kėtė emėr hyjnor nuk ėshtė emėrtuar dhe as qė mund tė emėrtohet dikush tjetėr. Madje ky ėshtė edhe njė sfidim hyjnor pėr mbarė njerėzimin, sepse Allahu xh.sh. thotė : “A di ti pėr Tė (Allahun) emėrtues tjetėr” ?! (Merjem, 65)
Me fjalėn Allah, janė hapur mbi tridhjetė e pesė ajete kuranore tė shpėrndamė nėpėr kaptina tė ndryshme tė Kur’anit.
Emri Allah, do tė thotė se nuk ka tė adhuruar tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Tij.
Pa dyshim ėshtė emri mė i madh dhe mė i ndritur i Krijuesit, pėr tė cilin ka dhėnė shenjė edhe Pejgamberi ynė, se, po t’i lutet dikush Zotit me emrin e Tij mė tė madh, njeriut ia jep atė qė kėrkon.
Duhet ditur se vetėm me emrin Allah plotėsohet dėshmia islame e cila ėshtė “La ilahe il-la Allah, Muhammedun resulullah”.
Me kėtė emėr tė lartė hyjnor, fillojmė ēdo punė, dhe me kėtė emėr hapen tė gjitha kaptinat e Kur’anit, do tė thotė me
(Bismil-lahi Rrahmani Rrahim).

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_002
2. ER-RRAHMAN - i Gjithėmėshirėshmi,
Ėshtė Ai qė shtrin mėshirėn e Tij mbi tė gjitha krijesat, pa dallim nė mes besimtarėve dhe pabesimtarėve.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_003
3. ER-RRAHIM – Mėshirėploti. Ai i Cili shpėrblen besimtarėt me mėshirėn e Vet, sidomos nė botėn e ardhshme.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_004
4. EL-MELIK – Sunduesi. Ai i cili sundon kėtė gjithėsi ashtu siē dėshiron Vetė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_005
5. EL-KUDDUS - i Pastri , i Shenjti, i Shndritshmi Allahu ėshtė i pastėr dhe i zhveshur nga ēdo e metė a mangėsi qė mund t’i mvishet.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_006
6. ES-SELAM – Paqedhėnėsi – Ai jep paqe dhe qetėsi, vetėm tek Ai ėshtė shpėtimi.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_007
7. EL-MU’MIN – Siguruesi dhe Mbajtėsi i premtimit. Allahu i madhėrishėm nuk e thyen premtimin e Vet, do tė thotė se nė Ditėn e Gjykimit, Ai do t’i mbrojė robėrit e Vet tė sinqertė nga ndėshkimi i zjarrit.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_008
8. EL-MUHEJMIN – Mbizotėruesi, Mbikėqyrėsi. Kuptim tjetėr i kėtij emri hyjnor ėshtė edhe se Allahu ėshtė Mbrojtės dhe Mbikėqyrės i ēdo gjėje qė ndodh nė kėtė ekzistencė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_009
9. EL-AZIZ – Fuqiploti, Madhėshtori. Fuqia e Tij mbulon kėtė gjithėsi; askush nuk ėshtė i barabartė me Fuqinė e Tij.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_010
EL-XHEBBAR - i Gjithėfuqishmi. Mbizotėruesi ndaj ēdo gjėje. Ai me vullnetin e Tij ka nėnshtruar ēdo krijesė pėr respektimin e Madhėrisė sė Tij
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:39 pm

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_011
11. EL-MUTEKEBBIR - i Madhėrishmi. Madhėshtia e Tij nuk mund tė krahasohet me tė pėr
ceptuarit e mendjes njerėzore.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_012
12. EL-HALIK – Krijuesi, i Cili ka krijuar tėrė kėtė ekzistencė, qė e shohim dhe nuk e shohim. Krijues i vetėm dhe i Pashoq.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_013[/b][/color]
13. EL-BARIU – Filluesi, i Cili krijoi krijesat pa ndonjė model paraprak, dhe Vullneti i Tij ėshtė zbatuar dhe zbatohet nėpėrmjet urdhrit hyjnor: “Bėhu”!
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_014
14. EL-MUSAVVIR – Formėdhėnėsi. Ai i Cili u dha formė tė gjitha krijesave, e ndėr kėto krijesa e dalloi njeriun, tė cilin e krijoi nė formėn mė tė bukur.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_015
15. EL-GAFFAR – Gjithėfalėsi. Ai i Cili fal robėrit e Tij, sa herė qė ata i drejtohen pėr falje. Emri Gaffar ka edhe domethėnien se Allahu i mbulon tė kėqijat e njerėzve-robėrve tė Tij, dhe i fal ato nė Ahiret.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_016
16. EL-KAHHAR – Mposhtėsi, i Cili mposht ēdo kriminel dhe e shkatėrron si nė kėtė jetė, ashtu edhe nė Ahiret.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_017
17. EL-VEHHAB – Dhuruesi. Ai i Cili krijesave tė Tij u dhuron mirėqenie dhe mirėsi tė panumėrta

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_018
18.AR-RREZAK – Furnizuesi. Ai i Cili furnizon ēdo krijesė me nevojat jetėsore, pa marrė parasysh nėse ėshtė besimtar apo pabesimtar.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_019
19. EL-FETTAH – Zgjidhjedhėnėsi. Ėshtė Ai i Cili hap depot e mėshirės sė Tij pėr robėrit e sinqertė, por edhe Qė gjykon me drejtėsi nė ēdo ēėshtje.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_020
20. EL-’ALIM - i Gjithėdituri.[font=Trebuchet MS] Dijes sė Tij nuk mund t’i shmanget asnjė veprim nė kėtė gjithėsi. Ai di ēdo gjė, tė fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija e Tij pėrfshin tėrė kėtė ekzistencė.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:42 pm

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_021[/font]
21. EL-KABID – Shtrėnguesi. Nė Kur’an ka ardhur me disa kuptime. Ndėr tė tjera, marrja e shpirtrave. Pastaj vjen nė kuptim tė ndaljes sė mėshirės sė Tij nė Ditėn e Gjykimit pėr pabesimtarėt, etj.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_022
22. EL-BASIT – Dhėnėsi. Ai qė shtrin mėshirėn dhe rrėskun-furnizimin pėr robėrit e devotshėm.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_023
23. EL-HAFIDU – Pėrulėsi. Ai qė pėrul dhe nėnēmon ēdo mendjemadh e tiran.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_024
24. ER-RAFIU – Lartėsuesi. Ėshtė Ai qė ngre dhe lartėson tė dashurit e Tij.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_025
25. EL-MUIZZU – Ngritėsi. Ai qė pėrkrah dhe fuqizon robėrit e Tij tė devotshėm, tė cilėt synim e kanė pėrfitimin e dashurisė dhe tė mėshirės sė Tij, dhe atė qė Allahu e ngre dhe fuqizon, s’ka forcė qė mund t’i thyejė shpirtin dhe moralin e tij.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_026
26. EL-MUDHIL-L – Nėnshtruesi. Ėshtė Ai qė nėnshtron dhe poshtėron pabesimtarėt pėr shkak tė kufrit-mosbesimit tė tyre
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_027
27. ES-SEMI’U – Dėgjuesi, qė dėgjon ēdo gjė, madje edhe pėshpėritjen mė tė vogėl. Atij nuk mund t’i shmanget asnjė zė e tė mos e dėgjojė. Ai dėgjon lutjen e nevojtarit, dhe tė atij qė i ėshtė bėrė e padrejtė, dhe atė lutje nuk e kthen prapa pa e pranuar.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_028
28. EL-BESIR – Vėshtruesi. Ai qė sheh ēdo gjė, dhe qė mbikėqyr ēdo gjė nė kėtė ekzistencė. Atė nuk e merr as gjumi e as kotja. Nė Dorėn (kujdesin) dhe vigjėlimin e Tij ėshtė tėrė ekzistenca.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_029
29. EL-HAKEM – Gjykuesi. Ėshtė gjykuesi mė i drejtė qė nuk i bėn askujt tė padrejtė nė gjykimin e Tij.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_030
30. EL-’ADL - i Drejti. Ai nuk ndikohet nga ndjenjat dhe emocionet qė dikujt t’i bėjė padrejtėsi. Drejtėsia e Tij ėshtė absolute.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_031
EL-LETIF - i Buti. Bėmirės ndaj robėrve tė Tij.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:43 pm

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_032[/font]
32. EL-HABIR - i Gjithinformuari, i Cili ėshtė i njohur dhe i dijshėm pėr ēdo gjė qė ka ndodhur dhe do tė ndodhė. Ėshtė Ai i Cili i di tė fshehtat dhe tė hapurat, dhe ėshtė i informuar pėr ēdo imtėsi nė kėtė gjithėsi.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_033
33. EL-HALIM – Pėrdėllimtari. Ai qė nuk ngutet pėr hakmarrje, ėshtė i dhimbshėm pėr robėrit e Vet.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_034
34. EL-ADHIM – Madhėshtori, Madhėshtia e tė Cilit nuk mund tė perceptohet kurrsesi nėpėrmjet shqisave njerėzore. Askush nuk ėshtė i ngjashėm dhe i barabartė me madhėshtinė e Tij.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_035
35. EL-GAFUR – Falėsi. Ai qė fal robėrit e Tij dhe pranon pendimin e tyre.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_036
36. ESH-SHEKUR – Mirėnjohėsi. Ai i Cili i shpėrblen pa masė robėrit e Vet tė devotshėm me shpėrblime, pėr hir tė veprave tė tyre tė kryera nė emėr tė Tij. Allahu ėshtė mirėnjohės ndaj robėrve tė Tij, ani pse nuk ka nevojė pėr falėnderimin e tyre.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_037
37. EL-ALIJJ - i Larti. Allahu ėshtė i pėrsosur nė madhėshtinė e Tij. I lartėsuar me cilėsitė e pėrhershme hyjnore qė tregojnė mbizotėrimin dhe madhėshtinė ndaj krijesave.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_038
38. EL-KEBIR - i Madhi. Allahu ėshtė i pėrsosur nė cilėsitė e Tij. Kjo madhėshti nėnkupton se ai nuk ka nevojė pėr asnjė nga krijesat e Tij, por krijesat janė ato qė i drejtohen Atij pėr ēdo nevojė a kėrkesė. Madhėshtia e Tij ėshtė e zhveshur nga ēdo shėmbėllim me krijesat.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_039
39. EL-HAFIDH – Ruajtėsi. Allahu ėshtė Ai qė ruan kėtė gjithėsi nga ērregullimet. Ruan tė gjitha shėnimet nė dijen e Tij, e cila nuk mund tė pėsojė kurrė ndryshim e as shkatėrrim. Dija e tij pėrfshin ēdo gjė nė kėtė ekzistencė, sepse Ai ruan qiejt dhe Tokėn tė mos shkatėrrohen deri nė momentin qė Ai e ka pėrcaktuar.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_040
EL-MUKIT – Ushqyesi. Allahu ėshtė krijuesi i ushqimit, qoftė fizik, qoftė shpirtėror. Ėshtė Ai Qėi ēdo krijese i ka caktuar ushqimin dhe furnizimin, pa dallim
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:44 pm

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_041[/font]
41. EL-HASIB – Llogarimarrėsi. Ai i Cili do t’i marrė tė gjitha krijesat pėr llogarinė. Mund tė ketė edhe kuptimin se Ai ua plotėson krijesave tė Tij tė gjitha nevojat, dhe secilės krijesė i mjafton Allahu si Llogarimarrėsi mė i pėrsosur.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_042
42. EL-XHELIL – Fisniku. Madhėshtori dhe i pėrsosuri nė cilėsitė e Tij. Dallimi ndėrmjet emrit El-Xhelil dhe El-Kebir, ėshtė se El-Xhelil do tė thotė i pėrsosur nė cilėsitė e Tij, kurse El-Kebir - i pėrsosur nė Qenėsinė e Tij, ndėrsa emri El-Adhim pėrfshin qė tė dyja kėto kuptime.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_043
43. EL-KERIM – Bujari. Mirėsitė e Tij nuk kanė tė sosur, fisnikėria e Tij ėshtė e pashembullt. Ai, kur pėrcakton diēka, fal; kur tė premton, e mban premtimin; kur tė lutet, pėrgjigjet, jep dhe secilės krijesė i mjafton ajo qė Allahu i dhuron nga bujaria e Tij.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_044
44. ER-RREKIBVigjėluesi. Allahu ėshtė Ai i Cili mbikėqyr ēdo proces nė kėtė ekzistencė. Vigjėlon pa ndėrprerė nė ligjet e kėsaj gjithėsie qė Ai e krijoi. Nė kėtė vigjėlim nėnkuptohet mbrojtja dhe kujdesi i Tij ndaj krijesave.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_045
45. EL-MUXHIB – Lutjepranuesi. Mėshira e Tij i ka paraprirė hidhėrimit tė Tij, prandaj Ai i pėrgjigjet lutjes sė atij qė e thėrret duke iu lutur me pėrultėsi dhe devotshmėri.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_046
46. EL-VASIU – Gjithėpėrfshirėsi. Dija dhe sundimi i Tij janė gjithėpėrfshirės. Ato pėrshijnė Tokė e qiell dhe ē’ka nė mes tyre. Po ashtu gjithėpėrfshirėse ėshtė edhe mėshira e Tij.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_047
47. EL-HAKIIM - i Urti. I zhveshur nga ēdo veprim qė nuk pėrkon me madhėshtinė dhe pėrsosmėrinė e Tij. Me urtėsinė e Tij hyjnore mbikėqyr dhe udhėzon krijesat.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_048
48. EL-VEDUD - i Dashuri. Allahu i do krijesat e Tij, tė cilat njohin madhėshtinė e Tij. Dashuria kėtu nėnkupton dy gjėra: Njėra prej tyre ėshtė se Allahu i do besimtarėt dhe ėshtė i kėnaqur ndaj tyre, kurse tjetra se edhe besimtarėt e duan Allahun me zemrat e tyre, dhe kjo dashuri hyjnore i bėn zemrat e tyre tė mbushen me ekstazėn e dashurisė hyjnore, gradė qė mund ta arrijnė vetėm mė tė devotshmit.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_049
49. EL-MEXHID - i Lavdishmi. Lavdia e Tij ėshtė e pėrjetshme. Ai ėshtė Fisnik dhe i Ndershėm. Ai nuk i bėn askujt tė padrejtė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_050
50. EL-BAITH – Ringjallėsi. Nė dorėn e Tij ėshtė ringjallaja e tė gjitha krijesave pas vdekjes, pėr tė dhėnė pastaj llogarinė pėr veprat e tyre para Tij, nė Ditėn e Ringjalljes (Gjykimit).
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_051
ESH-SHEHID – Dėshmuesi. Tė cilit nuk mund t’i shmanget asnjė vepėr e krijesave, pa qenė dėshmues dhe dėshmitar, dhe kjo nėnkupton se Ai ėshtė i Gjithėdijshėm nė madhėrinė e Tij.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:45 pm

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_052[/font]
52. EL-HAKK - I Vėrteti. Ai i Cili ka krijuar ēdo gjė me Urtėsinė e Tij tė pėrsosur. Ēdo gjė nė kėtė gjithėsi, dėshmon pėr ekzistencėn e Tij tė vėrtetė e tė pamohueshme.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_053
53. EL-VEKIL – Pėrkujdesėsi. Ai i Cili pėrkujdeset pėr rrėskun dhe furnizimin e krijesave tė Tij. Ēdo krijesė mbėshtetet tek Ai pėr kujdesje dhe strehim pranė mėshirės sė Tij.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_054
54. EL-KAVIJJ - i Forti. Ėshtė Ai, pėr tė Cilin nuk ka ndonjė pengesė, qė tė realizojė Vullnetin dhe pėrcaktimin e Vet. Ėshtė Ai qė ka mundėsi dhe forcė tė plotė pėr tė nėnshtruar ēdo gjė nė kėtė ekzistencė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_055
55. EL-METIN - i Pathyeshmi. Ai qė nuk mund tė mposhtet. Ėshtė i Gjithėfuqishėm i Cili nė veprimet e Tij nuk ndien lodhje.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_056
56. EL-VELIJJU – Mbrojtėsi, Pėrkujdesėsi, Ngadhėnjimtari i Cili i do dhe i bėn tė ngadhėnjejnė tė dashurit e Tij ndaj ēdo armiku. Atė qė Allahu e merr nė mbrojtje dhe pėrkujdesje, ai nuk mund tė mposhtet kurrė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_057
57. EL-HAMID - i Falėnderuari. I vetmi i Cili meriton falėnderimin dhe lavdėrimin nga ēdo krijesė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_058
58. EL-MUHSI – Gjithėnjohėsi. Gjithpėrfshirėsi dhe i Gjithėdijshmi, tė Cilit nuk mund t’i shpėtojė pa evidencuar asnjė proces, sado i vogėl, nė kėtė gjithėsi.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_059
59. EL-MUBDI – Nismėtari. Ėshtė Allahu i Cili e krijoi kėtė gjithėsi nga mosekzitenca.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_060
60. EL-MU’ID – Rikrijuesi. Ėshtė Ai Qė rikrijon (ringjall) sė dyti krijesat pas vdekjes. Me njė fjalė, Allahu ėshtė Ai i Cili i rikthen krijesat pas jetės nė vdekje dhe pas vdekjes nė jetė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_061
61. EL-MUHJI – Jetėdhėnėsi. Ai i Cili i ringjall tė gjitha krijesat dhe u jep jetė, pasi ato tė jenė bėrė hi e pluhur.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_062
EL-MUMIT – Jetėmarrėsi. Ai i Cili i vdes tė gjitha krijesat, duke i ndarė shpirtrat nga trupat.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:46 pm

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_063[/font]
63. EL-HAJJ - i Gjalli. Ky ėshtė Allahu, i Gjallė nė gjallėrinė e Tij tė pėrhershme, pa fillim dhe tė pėrjetshme, pa mbarim.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_064
64. EL-KAJJUM - i Pėrjetshmi. Tė Cilit nuk i ka paraprirė mosekzistenca dhe ėshtė i pėrjetshėm e i Gjithmonshėm nė sundimin e Tij.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_065
65. EL-VAXHID – Kreatori i kėtij Universi. Nė dorėn e Tij ėshtė sundimi, ėshtė i Plotfuqishėm pėr ēdo gjė. Ai mbikėqyr ēdo proces. Tek Ai nuk humb asnjė shėnim.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_066
66. EL-MAXHID - i Nderuari. Ai i Cili ėshtė i Ndershėm, Bujar e Fisnik. Ai i Cili shtrin mirėsinė dhe bujarinė e Tij kudo.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_067
67. EL-VAHID - i Vetmi. Allahu nuk ka shok nė sundim. Ai nuk ka fėmijė, bashkėshorte e as rival nė sundim. I Vetmi Sundues Absolut, tė Cilit nuk mund t’i mvishet ndonjė mangėsi.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_069

68. ES-SAMED - Strehimtari. Ėshtė Ai, tek mėshira e tė Cilit gjen strehim besimtari i pėrulur para madhėshtisė sė Tij. Ėshtė Ai pėr tė Cilin ka nevojė ēdo krijesė, kurse Ai nuk ka nevojė pėr asnjė prej krijesave. Ai ėshtė Zotėria dhe Sunduesi i vetėm i Universit.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_070
69. EL-KADIR - i Fuqishmi. I Vetmi Ngadhėnjimtar, Fuqia e tė Cilit nuk mund tė krahasohet. Me fuqinė e Tij ka krijuar tė gjitha krijesat.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_071
70. EL-MUKTEDIR - i Gjithėmundshmi. I Cili realizon tėrė atė qė ka pėrcaktuar.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_072
EL-MUKADDIM – Nismėtari, Pėrparėsidhėnėsi. Ėshtė Allahu Ai Qė sjell ēdo send nė vendin e vet tė duhur. Pėrshpejton njė gjė, kurse vonon njė tjetėr. I jep pėrparėsi njė gjėje ndaj tjetrės. P.sh. ka krijuar sė pari Tokėn dhe qiellin e pastaj ka pėrcaktuar rrėskun e krijesave nė to. Ka zgjedhur e dalluar disa pejgamberė nga disa tė tjerė, do tė thotė u ka dhėnė pėrparėsi disave ndaj disa tė tjerėve.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:47 pm

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_073[/font]
72. EL-MUEHHIR – Paslėnėsi. Ai i Cili vonon ndonjė dėnim ose ndėshkim.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_074
73. EL-EVVELU - i Pari. Atij nuk i ka paraprirė ekzistenca.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_075
74. EL-AHIRU - i Fundit. Ai ėshtė i pėrjetshėm edhe pas shkatėrrimit tė gjithėsisė dhe tė krijesave tė cilat i shpėrndau nė tė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_076
75. EDH-DHAHIRU - i Dukshmi, me argumentet dhe Shenjat e Fuqisė sė Tij mbi ēdo gjė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_077
76. EL-BATINU - i Padukshmi. Atė nuk mund ta arrijnė shikimet e krijesave.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_078
77. EL-VALI– Udhėheqėsi. Ai Qė kontrollon dhe mbikėqyr ēdo gjė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_079
78. EL-MUTEALI - i Gjithėlartėsuari. Ėshtė Ai i Cili ėshtė i zhveshur nga ēdo pėrgjasim me krijesat. I Lartėsuar ėshtė nė Madhėrinė e Tij. Madhėshtia e Tij nuk mund tė krahasohet me asgjė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_080
79. EL-BERR – Mirėbėrėsi. Ai i Cili shtrin mirėsinė dhe bereqetin ndaj robėrve tė Vet.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_081
80. ET-TEVVAB – Pendimpranuesi. Allahu ėshtė Ai i Cili pranon pendimin e sinqertė nga robėrit e Vet dhe i shlyen gabimet.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_082
81. EL-MUNTEKIM – Ndėshkuesi. I Vetmi Qė mund tė ndėshkojė krijesat pėr mėkatet e bėra. I frikėsohemi hidhėrimit dhe ndėshkimit tė Tij, pėr shkak tė ashpėrsisė dhe Madhėshtisė hyjnore tė Tij. Ai ėshtė tek i Cili nga droja dhe lakmia shpresojmė mėshirėn.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_083
82. EL-AFUVVU – Mėkatfalėsi. Ai qė fshin gabimet dhe mėkatet. Ai qė fal robėrit e Tij pas pendimit.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_084
ER-RREUF - i Dhembshuri. Mėshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave ėshtė gjithherė e pranishme. Ai kurrė nuk ka dėshirė tė ndėshkojė dikė, pėrveē nėse mohuesit insistojnė nė mėkate, atėherė dėnimi i Tij nuk vonon.
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:48 pm

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_073[/font]
72. EL-MUEHHIR – Paslėnėsi. Ai i Cili vonon ndonjė dėnim ose ndėshkim.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_074
73. EL-EVVELU - i Pari. Atij nuk i ka paraprirė ekzistenca.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_075
74. EL-AHIRU - i Fundit. Ai ėshtė i pėrjetshėm edhe pas shkatėrrimit tė gjithėsisė dhe tė krijesave tė cilat i shpėrndau nė tė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_076
75. EDH-DHAHIRU - i Dukshmi, me argumentet dhe Shenjat e Fuqisė sė Tij mbi ēdo gjė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_077
76. EL-BATINU - i Padukshmi. Atė nuk mund ta arrijnė shikimet e krijesave.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_078
77. EL-VALI– Udhėheqėsi. Ai Qė kontrollon dhe mbikėqyr ēdo gjė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_079
78. EL-MUTEALI - i Gjithėlartėsuari. Ėshtė Ai i Cili ėshtė i zhveshur nga ēdo pėrgjasim me krijesat. I Lartėsuar ėshtė nė Madhėrinė e Tij. Madhėshtia e Tij nuk mund tė krahasohet me asgjė.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_080
79. EL-BERR – Mirėbėrėsi. Ai i Cili shtrin mirėsinė dhe bereqetin ndaj robėrve tė Vet.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_081
80. ET-TEVVAB – Pendimpranuesi. Allahu ėshtė Ai i Cili pranon pendimin e sinqertė nga robėrit e Vet dhe i shlyen gabimet.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_082
81. EL-MUNTEKIM – Ndėshkuesi. I Vetmi Qė mund tė ndėshkojė krijesat pėr mėkatet e bėra. I frikėsohemi hidhėrimit dhe ndėshkimit tė Tij, pėr shkak tė ashpėrsisė dhe Madhėshtisė hyjnore tė Tij. Ai ėshtė tek i Cili nga droja dhe lakmia shpresojmė mėshirėn.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_083
82. EL-AFUVVU – Mėkatfalėsi. Ai qė fshin gabimet dhe mėkatet. Ai qė fal robėrit e Tij pas pendimit.
FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT 99_emrat_e_Allahut_084
ER-RREUF - i Dhembshuri. Mėshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave ėshtė gjithherė e pranishme. Ai kurrė nuk ka dėshirė tė ndėshkojė dikė, pėrveē nėse mohuesit insistojnė nė mėkate, atėherė dėnimi i Tij nuk vonon
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Nimfa Fri May 30, 2008 4:48 pm

Esselam Alejkum

i kisha lutur Adminat e ksaj faqe shumė tė bukur dhe me shum material te dobishem qė ti vendosin Komentimin e Emrave Tė All-llahut Subhanehu ve Teala nė rradhitjen sic i kum vendosur vet separi.All-llahu ju shperbleft pėr mirkuptim
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  STINE Sat May 31, 2008 10:51 pm

wow Orfe@ shume flm per kete rit qe solle ketu shume bukur Bravo

STINE
Administator
Administator

Numri i postimeve : 360
Age : 38
Localisation : gjithandej lale
Registration date : 07/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT Empty Re: FOTO: Koment Ishkurtėr I Emrave Tė Bukur tė ALLAHUT

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi