STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

…me nje kurore te arte e te perflakur.

Shko poshtė

…me nje kurore te arte e te perflakur. Empty …me nje kurore te arte e te perflakur.

Mesazh  Nimfa Sat Feb 19, 2011 2:27 am

nga Anima Creativa

Ishin oret e para mengjesit kur ata hyne ne ate qe deri ne keto caste ende mund te quhej dhoma ime. Ajo cka pane, sigurisht qe i tronditi. Prane dritares, ne nje nga traret e tavanit, ata shquan trupin tim i cili pluskonte ne ajer. Nuk ishte dicka e cila tejkapercente te zakonshmen, ose me sakte ate cka ne jemi mesuar ta njohim si te tille. Ishte dicka fizikisht e mundur, ne teresine e rregullave gravitacionale te mjedisit tone jetesor. Ata pane trupin tim te valevitej, me ndihmesen e nje litari cuditerisht te holle, per te mbajtur nje trup, sado hollak qofte ai.

Rastesia e donte, qe une te isha veshur ne te bardha, dhe te kisha lene dritaren hapur. Cka ndihmoi ne krijimin e nje efekti surrealist. Drita depertonte midis cohes se holle te fustanit, i cili linte zbuluar gjymtyret e mermerta. E pasi keto rreze nazike, pervidheshin pergjate trupit tim, e me tutje mplekseshin me floket e mia te cilat derdheshin supeve, duke mberritur deri ne mes, duke me rrethuar me nje kurore te arte e te perflakur.
Ishte mbreselenese, thuajse poetike. Ishte nje realizim i persosur. Bardhesia e lekures, drita qe behet njesh me te, duke krijuar nje shtrese te katert dermike ne trupin tim, floket, gjymtyret, valevitja, lekundja e lehte e trupit, si ne nje vallezim te fundit, te ngadalte e te embel.
Mbremjen e po asaj dite hetuesi do te shkruante ne raportin zyrtar: se “…viktima ishte ndare nga jeta ne oret e para te mengjesit…” dhe ne fund do te shtonte si gjithnje ne raste te tilla, se behej fjale per nje vetevrasje. Por mengjesin kur shikimi i tij u perplas, me ate qe duhet te ishte trupi im i pajete, dhe u ndal ne fytyren time, ndeshi ne nje pamje qetesie thuajse idilike. Gjurmet e nje buzeqeshje te pashuar ende endeshin deshperimthi, ne cepat e buzeve te mia, pa mundur t’i shpetonin atyre.
Jam plotesisht e bindur se ne ato caste fantasia e tij ne maniere te pavetedijshme, ka ravijezuar imazhin e nje buzeqeshje qe largohej, si dicka e pa peshe e lehte, e pa kapshme, e padukshme, sin je rryme ajri…apo nje pershperim. Ose fundja si asnjera perj ketyre. Nje buzeqeshje mund te largohej vetem si nje buzeqeshje.
Dhe ai kishte pare shume te tilla te largoheshin. Te largoheshin me jeten, disa caste pas ose pas saj, por gjithnje largoheshin. Duke i lene fytyrat te ngurta te akullta dhe shume larg asaj qe do te quhej nje shprehi njerzore. Ndoshta ishte pikersiht mungesa e buzeqeshjes qe bente diferencen. Midis atyre qe shkonin dhe atyre qe do te shkonin. Sepse fundja te gjithe do te shkojne. Dhe ai e shikonte buzeqeshjen dhe njeriun ne nje marredhenie te vjeter pronesie. Si nje pakt a marreveshje e cila prishej, ne castin kur dikush shkonte. Per kete ai mendonte se te pajeteve nuk duhet t’u lejohet te buzeqeshin. Ne fakt nuk do te kishin perse, do te vijonte ai arsyetimin. Perse te buzeqeshnin kur nuk do te dinin kurre se kujt do ti qellonte te ndeshte ne ate buzeqeshje. Ne buzeqeshjen e tyre te fundme.
Dhe ja tani – te mendoi ai. Per kete cupeline, qe largohet duke buzeqeshur – ende nuk e kuptonte persene – atij i duhet te qendronte deri vone per hartuar raportin. Perse kjo vajze nuk zgjodhi nje dite tjeter – pershperiti duke ai duke u larguar, i fundit.
Por sic dukej ende ai nuk e kish kuptuar. Se cdo dite gjithnje dikur ka qene nje dite tjeter. Derisa erdhi e u be kjo. Kjo, dite.

II
Zyra e tij ndodhej ne pjesen lindore te nderteses. Ai nuk e kish dashur ate, as pamjen qe rezervohej prej aty. Por disa gjera duhen pranuar ashtu si jane, dhe kjo ishte nje prej tyre. Duke qene se nuk kish ndjere simpati per kete dhome, qe ngurronte ta quante zyren e tij, nuk ish kujdesur kurre ti jepte nje ngjyrim vetjak e qe t’i perkiste. Miqte e tij, ose me drejt nje pjese e mire e tyre, e shenderronin zyren e tyre thuajse ne dicka qe i perngjantee nje habitati personal. Sillnin nje mori me objekte dekorimi, vendosnin mbi skrivani gjith-cfar- gjerash, duke nisur prej me te domosdoshmeve e duke perfunduar me te panevojshmet, sic mund te ishin pershembull letrat ngjitese me ngjyra. A thua ngjyra do te perbente nje faktor thelbesor ne cilesine e tyre.
Ne ndryshim prej tyre, ai ish izoluar ne nje zyre prej asketi. Nje tavoline. Nje karrige pas saj, e zakonshme shume pak komode, por ai ishte pershtatur dhe sipas filozofise se tij, pershtatshmeria eshte komoditet. Dy karrige perballe. Nje dollap i mbushur cit, me shkresa, letra e raporte. Nje dritare e madhe, grilat e se ciles qendronin gjithnje hapur, edhe kur dielli ish i forte, dhe rrezet e tij jetedhenese, ktheheshin ne keto caste ne prishese-humori per te. Ne nje cep diku afer deres, nje tavoline paksa me e vogel, me nje gramafon te vjeter permbi, dhe permbi te nje shtrese e beshme pluhuri, ose tymanaje sic do ta quante ai, e cila mbulonte edhe disa botime te te vjetra, perse jo te nje dekade me pare. Botime zyrtare te ministrise, te cilat ndoshta nuk kishin patur fatin te perdoreshin kurre. Pervec se prej ndonje vetanaku, sic qe Z.Blu, i vendosur me zyre, nje kat poshte tij.
Zyra e tij ishte e mire, dhe zoteruesi, z.Blu, ishte po aq i vjeter sa edhe ngrehina, ku ajo ndodhej. Sa here qe e shihte, ai mendonte se edhe ate si te gjitha sendet e kesaj ndertese e kish zene pluhuri. Ishte nje gri e cuditshme ajo e tij. Nje gripluhur, trishtuese dhe e ftohte. I kujtohej qe njehere, mend e kish kapur prej supesh, per ta shkundur fort, duke shpresuar qe pluhuri te fluronte ne katra anet, dhe me ne fund z. Blu t’i vinin ngjyrat. Kaq e forte kish qene kjo deshire, sa per pak gishtat e tij kishin prekur cohen e ashper te xhaketes. Por z. Blu, me ate capitjen zvarritese, kish shpejtuar, duke i rreshqitur thuajse prej duarsh, keshtu qe ai nuk mundi ta lironte nga pluhuri qe e kish zene. Ishte trishtuar ne ato caste, por kur i’a kish treguar se shoqes ne shtepi ate mbremje, ajo kish qeshur me episodin, duke i thene ne pushimin, nga njera e qeshur ne tjetren, se disa njerez eshte e pamundur ti shkundesh. Sipas saj, pluhuri paska nje natyre te keqe, ajo i shpjegoi se kur merrte pluhurat ne orendite e shtepise, ne fakt nuk merrte pluhurat, thjesht zhvendoste pluhurin, duke e bere ate te perhapej ne ajer. Prandaj, nuk ishte pune me mend te shkoje e te shkundje z.Blu. Ku do te vente tere ai pluhur? Pune qe z’behej, i tha ajo. Ti mund te humbisje ngjyrat dhe pluhuri i z.Blu, do te te ngjitej ne trup si nje shtrese e dyte, a e deshiron ti kete? E kish pyetur ajo, pasi vala e se qeshures i kish kaluar. Sigurisht, ai nuk e deshironte kete. Pas kesaj ai gjithnje kish menduar, se kish qene nje pune me rrezik, por kjo nuk e kish mposhtur deshiren qe sa here te ndeshte me z.Blu, teksa sillej rrotull nderteses me masen e tij te pluhurit, ta mberthente prej supesh per ta shkundur fort ate.

Kish filluar te errej, diku larg prej qytetit ndjehej kenga qe vinte nga imami i nje xhamie, ishte nje melodi endrra ndjellese, e cila e kujtonte per qytetet e largeta te lindjes, per zhurmen e shkretetires qe ai kurre nuk e kishte degjuar, per aromen e saj. E teksa mendonte e ndjente mall per gjera te cilat nuk i kishte patur, per vendet ne te cilat nuk kish shkelur, e per njerezit qe asnjehere si kish takuar, u ngrit ngadale, duke u mbajtur tek skrivania, jo sepse nuk mund te bente ndryshe por sepse keshtu kish bere gjithnje teksa ngrihej, nga ajo. E shkoi drejt fonografit, ai kish ngurruar gjithnje ta therriste gramafon, per faktin e thjeshte sepse, Gramophone kish qene emri nje marke te njohur fonografesh ne Amerike, sic kish qene edhe Grammophon ne Gjermani. Kish lexuar diku se phonongraph derivonte prej greqishtes, fundja edhe si shume emra te tjere. Phonograph formesohej prej φωνή, e cila shqiptohet foni dhe do te thote ze dhe γραφή e cila tingellon si grafi, dhe dhe do te thote shkruaj. Pra phonograph, ishte nje ze shkrues, dhe ai ish mirenjohes si Édouard-Léon Scott de Martinville, si dhe Edisonit, qe mundesuan qe ai te kishte zeshkruesin e tij, per ekzistencen dhe mbajtjen e te cilet ish vene shpesh ne loje nga miq, familjare e te njohur. Shpotite e te cileve, ai i mirepriste duke buzeqeshur, nuk i fajesonte, ata ende nuk njihnin e shijonin magjine e zeshkruesit, ne te kundert nuk kishin per te vepruar kesioj.

III
Isha lindur ne pak se dy dekada te shkuara. Ne nje dite te ngrohte thuajse te zakonshme, ne nje qytet pa kohe e pandodhi. Mua me me pelqente moskohesia, eshte nje ndjesi e embel perhumbje, dhe mos perkatesie, me dritheronte idea se nje dite do te isha e detyruar te lidhesha me dicka apo dike. Vendet per mua ishin te njejta, gjithcka ishte aty. Ne ishim kalimtare. Ne ato kohe i lejoja vetes edhe luksion e filozofive jetesore, duke besuar se jeta ishte nje skene e stermadhe, dekori i se ciles nuk ndryshonte kurre. Aktoret ikinin e vinin, spektatoret po ashtu. Dekori qendronte aty. Dhe pervec, ketij dekori te merzitshem e te pajete, ne te gjithen kete me merziste edhe fakti se une nuk e dija se ku beja pjese. Tek spektatoret apo aktoret? Me ish krijuar bindshem idea se nuk beja pjese askund. Dhe kjo i shkonte per shtat ndjenjes siime te mos klasifikimit e te mos perkatesise. Por ne morine e diteve te gjata e te paffundeme mendoja nese ndodhte qe nje spektore te behej actor dhe ansjellatas, pastaj duke buzeqeshur, mendova se ndoshta, spektatoret nuk ishin te tille. Ata mendonin se te tjeret ishin, dhe te tjeret mendonin pot e njejten gje. Ishte intriguese, per mua. Dy skena te vena balle per balle, te gjithe pretendojne se tjetri eshte spectator. Por kjo me pas me conte, ne mendime te tjera. Nese ishte nje skene, atehere cfare luhej? I cili e inskentonte? Por keto, ishin pyetje te pademshme, sepse jo cka realisht me shqetesonte ishte dekori. Por edhe kjo do te gjente nje zgjidhje, e cila do te me conte ne nje shume mosgjidhjes. Por nese keto mosgjidhje, ishin zgjidhja e problemit tim, atehere me deshire i pranoja..
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi