STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kohė parvenysh - Libėr nga Vladimir Toroveci

Shko poshtė

Kohė parvenysh - Libėr nga Vladimir Toroveci Empty Kohė parvenysh - Libėr nga Vladimir Toroveci

Mesazh  Nimfa Sat Dec 11, 2010 4:20 pm

Kohė parvenysh - Libėr nga Vladimir Toroveci

Poezi tė zgjedhura

Nėnės

Nėnė,
Dora e bardhė dhe e butė,
Kur t’u rreshk e t’u vogėlua vallė?
Si njė pergamen i lashtė,
Qė koha sa vjen
E bėn mė tė ēmuar,
Mė tė rrallė…

Dora jote si njė pergamen i lashtė?!

Unė di tė lexoj nė rrudhat e tua
Njė lumė tė kthjellėt me dashuri.
Dhe shtati yt i kėrrusur,
S’di pse mė ngjan
Me njė flamur nė gjysmėshtize,
Qė pėr tė dashurit e ikur
Mban zi...


DIĒKA PĖR VETE...

Me hekur tė skuqur mė shėnjuan,
Nė rininė e hershme.
( Mė cėrit nė shpirt ajo ditė.
Ku ishin perėnditė..?)

Mė bėnė skllav galere.

Kush tė mė mbronte?
Naiviteti i nėnės,
Apo moskokėēarja e atit..?!

Isha njė zog i vogėl
Me gjuhė tė shkulur nga dhuna.
Sy tė liq mė pėrndoqėn
Njė jetė tė terė.
Mė pėrfoli pafytyrėsia
Dhe m’u ngėrdhesh nė sy.

Vetėm urtėsia e tė mėnēurve
U bė limani im.
Nga kjo kuptova,
Sa pak tė urtė ka bota..!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kohė parvenysh - Libėr nga Vladimir Toroveci Empty Re: Kohė parvenysh - Libėr nga Vladimir Toroveci

Mesazh  Nimfa Sat Dec 11, 2010 4:23 pm

NENES

Nėnė,
Dora e bardhė dhe e butė,
Kur t’u rreshk e t’u vogėlua vallė?
Si njė pergamen i lashtė,
Qė koha sa vjen
E bėn mė tė ēmuar,
Mė tė rrallė…

Dora jote si njė pergamen i lashtė?!

Unė di tė lexoj nė rrudhat e tua
Njė lumė tė kthjellėt me dashuri.
Dhe shtati yt i kėrrusur,
S’di pse mė ngjan
Me njė flamur nė gjysmėshtize,
Qė pėr tė dashurit e ikur
Mban zi...
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kohė parvenysh - Libėr nga Vladimir Toroveci Empty Re: Kohė parvenysh - Libėr nga Vladimir Toroveci

Mesazh  Nimfa Sat Dec 11, 2010 4:24 pm


DIĒKA PĖR VETE...

Me hekur tė skuqur mė shėnjuan,
Nė rininė e hershme.
( Mė cėrit nė shpirt ajo ditė.
Ku ishin perėnditė..?)

Mė bėnė skllav galere.

Kush tė mė mbronte?
Naiviteti i nėnės,
Apo moskokėēarja e atit..?!

Isha njė zog i vogėl
Me gjuhė tė shkulur nga dhuna.
Sy tė liq mė pėrndoqėn
Njė jetė tė terė.
Mė pėrfoli pafytyrėsia
Dhe m’u ngėrdhesh nė sy.


Vetėm urtėsia e tė mėnēurve
U bė limani im.
Nga kjo kuptova,
Sa pak tė urtė ka bota..!



I DASHURUAR NĖ SHI

Fytyrės dhe flokėve
Bie shi.
E unė e lėpij me gjuhė,
Si tė mos kem shijuar ujė kurrė!

Po zjarri mė tepėr djeg...
Vetėtimat brofin
E mė kallen nė gji.

Jam flakadan shėtitės,
Bredh nėpėr shi..!



IN TENEBRIS…

Nuk ishte faji yt..!

Tė stisa
Me shkumė dhe dritė,
Afėrdita ime.

Dhe ishte mėngjes…

Mbi ujėrat e bruzta,
Dielli soditej
Dhe qorronte vetveten.

Kėshtu do tė vėshtrohesha
Nė pasqyrat e syve tė tu;
Dhe i verbuar
Do tė zgjasja duart,
Tė tė rigjeja.

Tani ėshtė muzg...

Gjethet e vjeshtės,
Fėshfėrijnė tek bien;
Si hapat e tua,
Qė rendin drejt meje
Pa mė mbėrritur kurrė..!



RIKRIJIMI I EVĖS

Mizorisht i vetmuar,
Si nė ditėt e zanafillės
Nėn njė qiell me gjėmime,
E shkula brinjėn
Dhe rikrijova Evėn
Me frymėn time.

U ndjeva burrė dhe zot,
Paēka se njė hije dyshimi
Mė shkau ndėr sy
Me trajta inēesti.
Nė u flligėshtoftė gjaku
I pasardhėsve tė mi,
Do vijė prej shpirtit
Dhe jo prej epshit…



DIMĖR NĖ KORĒĖ

Dėborė e bardhė bie
Mbi tė murrmin qytet,
Po baltėn e mpiksur nė udhė
As e zbardh, as e tret...

Qiellit tė zymtė e plot re
Zogj tė zinj nuk di se ku venė,
Si shpirtra dalė prej ferrit,
Qė udhėn e kthimit s’e gjejnė.

E i mbėshtjellė me levenxe
Nė odėn e errėt pa dritė,
Vėshtroj tej kortinkave natėn
Dhe hijet qė endin qirinjtė.

Hije qė heshtas, pa zė,
Vallzojnė si djaj nėpėr mure.
Dhe here mė ngjajnė me kthetra,
Here me qivure…

Ē’tė bėj…ku tė shkoj kėtė mbrėmje..?
Mbi kodra shkreti rreth e qark
Fantazma e pyllit tė vrarė,
Sėrishmi mė shfaqet nga larg.

Ku tė shkoj pra..? Nėn avuj alkooli,
Kafeneve vetshpallen shtetarė.
Naivė e makutė pėr pushtet,
Tė urtė e tė marrė..!

Tani, s’kam nevojė pėr pėrralla,
Miqtė njė nga njė po mė lenė.
Parisin, po tė ishte kėtu,
S’ngulmonin tej detesh ta gjejnė.

Po rrinin e kėndonin serenata,
Kur e vetmuar zė e dergjet nata.
Rrugicave me kangjella e kalldrėm
Ku shpirti, prej dashurisė mė dhėmb..!



FAJKONJ TĖ ZBUTUR

Zbritėt nga liria,
U ngjitėt nė robėri…
Ēukisni mėrshėn e hidhur
Krimbėruar nga krimbat,
Mbyllur, atje, nė kuvli..!

Veē ndonjėherė,
Kur i teket padronit,
Dilni e gjuani minj.

Qielli juaj i vogėl, i vogėl
Sa vėshtrimi i senjorit
Mbi domenin e tij…



EMISARĖT

Ju s’keni fytyrėn tuaj,
Jeni pa sy, pa veshė.
Me xhamadanė folklorikė
Mbėshtillni gjoksin,
Me pelerina mesjete,supet me lesh.

Ju jeni Mefistofelė,
Emisarė senjorėsh.
Me satananė keni lidhur pakt.
Si mund t’ju besoj,
Kur s’mbaj pupla indigjenėsh
Dhe tatuazhe mistike
Mbi bark.

Me fermanė tė rreme
Si me gjethe fiku,
Mbuloni seksin tuaj
Gėrbulur nga sifilizi.
Dhe doni tė mė mbushni mėndjen,
Se s’jam unė, por ju
Qė mbani mbi shpinė
Barrėn e rėndė prej Sizifi..!



KUR FLATROJNĖ PATAT

Ku shkojnė kėto pata tė egra,
Mes vjeshtės sė zbehtė
E qiellit gri?
Si drejt njė vendi
Plot mall e mistere,
Pa emėr pėrbri..!

Flatrojnė, gravitetin e tokės
Me njė pikėllim paanė nė sy
Dhe ndjellin simotrat e tyre
T’i marrin me vete,

Tė thėrresin dhe ty…




MIQESITE E MIA

Do tė ndez njė llambadhė
Pėr miqėsitė e vdekura.
Do tė qaj pa lotė, me rėnkime tė brėndshme.
Edhe miqėsitė vdesin
Nė jerme tronditėse,
Duke lėnė pas, zhgėnjime e dhembje...

Do tė ndez njė diell
Mbi miqėsitė e gjalla.
I lumturuar qė munda t’i shpėtoj
Pėrmes ca udhėve gjithė shpirtra tė ligj,
Si tė dalė nga pėrrallat.

Fundja, pa hije dhe dritė,
S’do tė kishte as ditė..!



ZINXHIRE DRITE

Atdhe !
Shtjellė pėrshkėnditėse nė krahėrorin tim,
Dashuri marramendėse…
Tė mendoj ty dhe bebėzat mė zgjerohen,
Tėmthat mė rrahin deri nė dhėmbje.

Me zinxhirė prej drite
Lidhur pas teje,
As unė nuk tė iki dot,
As ti nuk largohesh prej meje…



FOSHNJĖ E LAKURIQTĖ

Pendė tė bakėrta
Bien mbi mua.
Si shigjeta fėrgėlluese
Tė ngjyera nė vrer
Prej zogjsh tė hekurt,
Qė rrahin flatrat
E ēirren hakėrrueshėm
Tė pėrndritur nė terr...

Janė qėnie tė Hadesit,
Qė pjellin e shumohen
Nė folenė e hėnės,
Endur me fije tunxhi
Prej shpirtrave tė natės
Dhe dufeve tė nėmės.

Ferishte e porsalindur
Mė ngjan vetja.
Cullak nėn acar.
Mbi tokėn gjith grahma kalbėsie,
Kėlyshėsh tė pėrgjakur
E tė pavėnė nė varr..!



PĖRZIERJE…

Mė vjen tė vjell pėrmbi ju,
Avoketėr tė djallit,
Lėtyrat qė mė keni dhėnė
Gjithė jetėn tė pi,
Pėrbindėshat e vegjėl,
Kimerat me dhėmbė prej stralli,
Kėllirėn gatuar nė mug
Me gjuhė nepėrkash e hi,
Dua t’ua hedh nė turi!

Njė purgė kėrkoj,
Tė ēlirohem prej vrerit
E sytė me dritė t’i mbush,
O avoketėr tė Ferrit..!



NĖ DARDHĖ

Mbretėri e gurit kėtu...

Troje tė mbėshtjella
Me njė flakėz tė blertė,
Qė lėkundet pa zė.

S’di pse ndiehem kaq pranė Zotit,
Sa s’mund tė rri pa besuar nė tė.

E frymėrova krejt ajrin e kthjellėt
Dhe prapė s’ngopem dot.

Yjet, qė shkasin
Mbi faqen e lumtur tė natės,
Mė ngjajnė me lotė.



REJA

E bardhė, e tejpashme, si njė shqerėz e vogėl
Kulloti hapėsirat e pafundėsisė.
Pastaj papritur u fry dhe u nxi,
Duke marrė trajtat e frikshme tė lubisė.

Kėrcėnuese si e mbarsur me vdekje
Flaku rrufetė mbi pllajat e majit.
Me kamxhikėt e breshėrit,
Terrorizoi njė botė tė tėrė.
Shtypi gonxhet, shkėrmoqi lulet nė baltė,
Ditėn e ktheu nė natė.

Nėn turfullimat e saj shtangu bota,
Dheu i mbyti rėnkimet, piskamat e pemėve.
Degė tė thata, filiza tė rinj
U shqyen nga dhėmbėt e akullt,
U bėnė pre tė rrėkeve.

O Zot, ku e mori fuqinė ?! Kush ia dha ?!
Cilat rrėnjė e bymyen aq shumė?!
Cili korb i dha flatrat?!
Nė ē’humnerė u krijua?!
Cili det i dha shpirt?! Cili lumė?!

Tani rrėshqet kaltėrsive tė qiellit
Me njė brerore tė trėndafiltė pėrreth,
Qė me siguri ia ka vjedhur diellit,



VDEKJA E POETIT
- I. Belliut -

Si tė shpėtoje prej ferrit,
U hodhe mes zambakėve tė kaltėr
E zogu mbylli sytė pėrmbi bar.
Shpirti yt, vesė e majit,
U ngjit lart nė qiell,
Baltėn, mbyllėn nė varr..!

Po ē’qe ajo gjuhė e harruar
Me tė cilėn na fole,
Ē’ishin ato shenja me zjarr,
Qė na dhe..?
Kur e pe,
Qė s’tė kuptonim dot,
Ike... na le..!

Ike tmerrėsisht i vetmuar,
Pa na pare nė sy,
Pa na i bėrė me dorė..!
Duke lėnė pas,
Vetėm ca gjurmė tė bardha pėllumbash,
Si hieroglife mistike,
Shkruar mbi bore..!



NĖN TENDĖN E NATĖS

Dy hije
Nėn tendėn e natės,
Mbėshtetur pas murit tė pistė.

Si dy martirė
Mbi njėri-tjetrin mbėrthyer
Nė kryqin e dashurisė.

Rėnkojnė e ofshajnė,
Fytyrė mbas fytyre.
Universi i dridhshėm,
Hepon supet e tyre…



THIKAT E ARTA...

Thikat e arta tė vjeshtės
Ngulen nė prazmin tim.
Mė derdhin helm tė ėmbėl,
Njė limfė gjithė dritė.

Bota e shpirtrave,
Mė bėhet e afėrt
Si njė magji tronditėse.

Tė tjera pėrmasa, fiton dashuria.

Tani nuk vuaj nga epshet,
Por nga ndjesia e tė qėnit njeri..!



MONOLOGU I PROMETEUT

Ishin njerėzit jo zotat,
Qė mė ēanė krahėrorė.
Kimerat e territ
E jo shkabat fisnike,
Ma sqepuan zemrėn
Me klithma prej shtrige..

Mosmirėnjohja e tyre
Dhe frika prej dritės,
Mblodhėn demonėt e shpellave
Mbi gjoks m’i vėrvitėn.

Tani kam mbetur i vetmuar
Mbi shkėmbin e fatit tim.
Hedh sytė drejt qiellit
E rėnkoj i harruar.

Kėrkoj perėndinė..!




GLADIATORI

Mbeta qė mbeta gladiator..!

Jam vrarė e jam rivrarė
Mijėra vjet mbi arenė,
Pėr tė kėnaqur patricėt e kamur
Dhe plebejtė,
Qė ėndėrrojnė patricė tė jenė..!

Gjaku im ka shkumėzuar
Rėrės vezulluese.
Vdekja ime,
Turmat ka ekzaltuar,
Po shpirtrat e plebejve
Tė pandjeshėm mbetėn
Nė pafajėsinė e tyre tė mallkuar...

Asnjėherė nuk vesha
Pelerinė purpuri,
As togė tė bardhė senatori.
^ Dinjiteti, paguhet
Vetėm me plagė,
Dhe jetė gladiatori…



JU LUTEM…

Lėrini fėmijėt
Tė krijojnė botėn e tyre tė ėndėrrt!
Mos i trazoni!
Freri, sado i bukur qoftė,
E tremb mėzin e kaltėr
Tė imagjinatės shkumbuese.

Lėrini fėmijėt,
Ata s’kanė nevojė
Pėr pėrkujdesjet e qullėta
Dhe puthjet e jargėta.

Ata, miqtė e ireales
Dhe bijtė e zjarrit.

Lėrini fėmijėt!
Kanė kohė tė bėhen burra,
E tė burgosen
Nė qelitė e arsyes!



DASHURISĖ

Buzė qiellit tėnd tė pamatė,
Jam zog krahėthyer.
Mbi gjinjtė e tu pėrpėlitės,
Si Prometeu
Mbi shkėmbin e fatit mbėrthyer.

Njė det tė tėrė kam pirė
E prapė digjem nga etja.
Kush do ma shuajė zjarrin,
Jeta, apo vdekja..?!



SYTE E VIOLĖS
- bijės sime -

Kridhem nė sytė e saj,
Si nė njė botė tė nėnujshme
Gjith drita tė bruzta.

Mes tymnajės sė leshterikėve,
Me ca lėvizje tė ngathta
Lėvizin peshq tė artė.

Eshtė mbretėri e paqes kėtu.
Kėtė heshtje,
Asnjė pėrbindėsh nuk mund ta prishė.

Mbi delfinė tė bardhė,
Pėrkundet prehja ime.



KOHĖ PARVENYSH

Ata nuk dalin nga betejat
Nga skutat e skuthave vijnė
Sybabėzitur,
E veshtrimpėrhumbur
Vihen nė rresht si manekinė.

Janė fytyra te reja
Historia ėshtė e vjetėr
Siē janė tė vjetėr
Flamuret , atutė
Nėn fishekzjarre tė rreme
Prej varaku e letre
Marrin poza fitimtarėsh
Megjithėse nuk kanė bėrė asnjė luftė..!

Kohė absurdi,
Skena groteske,
Njerėz qė lehin si qen
Trutredhurit, nė vend tė ideve
Pjellin vetėm sejmene.

Jashtė,
Ngelėn udhėt me baltė,
Netėt e errta, qirinjtė,
Hėna qė shkryhet
Mbi kalldrėmin e lashtė
E pėrzihet me plehėrat e minjtė!



NATĖ ME NGRICĖ

Njė dhelpėr, shtangur magjie,
Ngriti sytė nė qiell.

Mijėra peshq xixėllues
Lodruan nė akuariumin e natės
Dhe e mbushėn terrin
Me dritė engjėrdhie.

S’di pse m’u kujtua fėminia
Dhe erėrat e mallit
M’i veshėn sytė...



MARSHI I BARBAREVE

Si duhmė e stepės vijmė
Dhe jemi pa mbarim!
Rreckat tona, copėza nate,
Kutėrbojnė mjerim!

Pėrgjunjemi para idhujve
Me njė frikė tė errėt nė sy.
Po tė duan ata, hamė baltė
Dhe zhgrryhemi nė hi.

Po tė duan ata, shkelim yjet,
Me shputat kthetranxira.
Se e urrejmė ēdo feksje drite,
Tė tillė na polli errėsira.

Nė rėnēin idhujt ndonjė ditė,
Do tė strukemi nė strofka.
Tė tjera kulte do krijojmė,
Nuk rrojmė dot pa zota!



SUBLIME

Me Perėndinė
Kam filluar tė flas,
Por lutjet e mia
S’i drejtohen hyut me fjalė.
Nuk i kėkojnė njė jetė tė lumtur
Nė shtegun rrethuar prej territ.

Pėrtej kėtij shtegu
Kėrkoj frymėn e shenjtė.
Dhe sa herė fisnikėria
Mė puth nė ballė
E gjej brėnda meje..!



VDEKJA

Hyri tinėzisht tek unė,
Sa mora frymėn e parė.

Tani, kinse mė ka harruar
Dhe unė kinse s’e di,
Ecim pėrbri..!



DITĖ DIMRI

I lodhur, i pafuqishėm,
Ra njė kalė nėn karrocė
E nuk ēohet dot…

Jam unė apo ėshtė ai?

Dėbora mbi tė
Flokon e pėrgjumur...

Gjarpėrinjtė e kamxhikut
I kafshojnė ijet,
Qė dridhen e i tymojnė
Nga njė avull i hirtė…

Mezi mbushet me frymė.

Liqejve tė syve tė tij,
Qielli hedh brymė…



BUZĖ DASHURISĖ

Putha vdekjen.
Himne i thura
Shtatit tė saj skelektik,
Syve tė saj qė vėshtronin hiēin,
Faqeve tė gjelbėruara nga myku
Si tė spėrkatura me acid.

I rėnė nė ekstazė,
Me njė fanatizėm tė verbėr,
I pėrkėdhela gjymtyrėt pa jetė.
Po mė kot,
Mė kot u derdh dashuria ime
Mbi barkun e saj shterp…

Tani vuaj, ndiej keqardhje
Pėr rininė fatkob,
Pėr zhgėnjimet e mia.
O Zot,
Mos mė lėr tė vdes buzėplasur,
Pa provuar ē’ėshtė dashuria...



MBAS SHIUT

Brofi vetėtima
Dhe mbėshtolli nė gji njė pjergull.

Toka e rreshkur, gjerbi verėn e shiut
Dhe u deh...

Tani, e ēliruar,
Rend hapėsirave tė imagjinatės
Mbėshtjellė me njė shami ere,
Duke shpalosur
Krijimet e saj
Nė galerinė e qiellit…



SHNDĖRIM

Unė isha kolibėr,
Gjerbja vilet e akacieve
Kaēubeve tė fėmijėrisė…

Isha i brishtė,
Si nė pranverė
Aguliēet e zbehta.
Kisha frikė nga nata,
Por jo nga vdekja.

Ndiqja pėllumbat e pilivesat
Me ca krahė tė vegjėl,
Nėn kėmbėt e zbathura.
Si tė doja ta kisha
Si ata qiellin,
Nėn flatra.

Tani s’kam frikė nga nata,
Nga vdekja kam frikė.
I ngarkuar siē jam
Me zgjyrė mėkatesh,
Tė kėtij ferri pa dritė…



ATĖ NATĖ

Befas, u gjenda
Nėn shi meteorėsh.
E rashė nė ekstazė…

Dehur nga kurmi yt magjiplotė,
Mbuluar prej pjalmit tė mjaltė,
U shtriva tė vdes i vetmuar.

Atė natė..!




TRAPI I MEDUZĖS

Po mbyten miqtė, njė nga njė,
Me mishin tim nėpėr dhėmbė,
Me flokėt e mia nė dorė.
Jam i drobitur, si shpėtoj dot,
Humbasin thellėsive, si meteorė.

Dhe unė fillikat
Po mbėrrij cakun,
Ku koha ėshtė pa kohė.
I lodhur tmerėsisht
Prej ravgimesh pa sens,
Ėndėrroj tė gjej Kalipsonė…



SPEKTAKEL

Mė rrėqeth
Eleganca e barit,
Dėshira e tij e ethshme
Pėr tė luajtur me erėn.
Mizėri balerinash shndritėse
Pėrhidhen, hepohen
Nėn kantilenat e diellit.



DITNATA IME
Poemė

Popull, kur do tė dish tė kujtohesh,
Kur do tė dish tė mbash mend
Mėsimet e sė kaluarės.
-Sandberg -

Dita ime, nata ime
Me shpirtin prej muzgu
E trajtat prej ėndrre,
Fytyrėn prej njerke
E sytė prej nėne!

Ditnata ime, jeta ime,
Si e dalė nga pėrrallat.
Gjysmė peshk, gjysmė njeri,
Mė josh me ca shėnja drite,
Me ca yj fėrgėllues,
E prapė nė baltė
Mė flak pėrsėri...

Unė ngulmoj dashurinė,
Ti urrejtje mė jep.
Zgjat duart tė tė kap,
Nėpėr gishta mė shket.
Mbi shtatin tim,
Le vurrata prej terri
Dhe pak gjurmė puthjesh
Si tė pėrzihen
Parajsa dhe ferri…

Brėnda gjakut tim,
Pėshpėrijnė zėra rebelė;
Diē kėrkojnė prej meje
S’i qetoj dot.
Pėrpiqem t’u iki,
Mė gjėmojnė nėpėr deje,
Rrekem mė kot.

Nuk mundem tė fle
Nė pikun e natės,
Nė gji tė mosqėnies.
Ata, tė beftė,
Mė bien me grushta,
Mė shpojnė
Me mamuzet e dhimbjes.

Mė lini ju them,
Jam i lodhur.
Gati pa frymė
Nė damarė s’kam zjarr,
Kam akull e brymė.

Sytė, zgjyra e dogmės
M’i veshi.
Trutė m’i mpiu
Helmi i saj.
Gjymtyrėngrirė
Prej ngėrēit tė lig,
Rėnkoj e ofshaj.
Po zėrat
Prapė mė gjėmojnė,
Diē prej meje kėrkojnė...

Ku ėshtė parajsa ime..? Ku..?
Njė jetė qė rend e s’e gjej.
Prej punės sė rėndė
M’u zhvoshkėn duart
E prapė veten gėnjej

Mė rrejnė ca ēaste tė kaltra
Dhe qiej ylberorė.
Pastaj
Prapė i zhgėnjyer vrapoj,
Pa e parė me sy,
Pa e prekur me dorė...

Ku ėshtė parajsa ime..? Ku..?

Nė syt e gruas
Pikon mall i lodhur.
Nė syt e tim biri-
Njė heshtje pa gas
Mban radhėn e bukės
Dhe hesht i menduar
Si tė jetė i madh.

Ku ėshtė prajsa ime..? Ku..?

Njė korb krroket
Nė pyllin degėtharė
Tė shpresės.
Mė ngjethet mishtė,
Tek e ndiej
Mesnatės sė errėt.

Ē’kėrkon tė mė thotė
Ky zog i mallkuar,
Me zėrin e ngjirur tė tij..?
Megjithėse mbėshtillem
Me pelerinėn e heshtjes,
Sėrishmi mbėrdhij..!

Krroket ky korb, krroket...
E rreth mė pėrvidhen
Hije pa trajta.
Mė pėrgjojnė ėndrrat,
Mė zhbirojnė dashurinė,
Gjestet e hapat.

Grumbuj kufomash
Rreth meje.
Lebeti burrash,
Lebeti grash, zemėrējerė.
Pirgje shpirtrash tė mjerė...

Avuj tė helmėt
Mė veshin sytė,
S’mė lenė tė shoh qartė.
Ē’maskė antigaz tė pėrdor?
Ē’hajmali tė shenjtė
Tė var thellė nė qafė?

Krroket, korbi, krroket..!

Ē’thellėsi skėterre
E polli kėtė zog..?
Nė ē’hone urrejtjesh
U ngjiz shpirti i tij..?
Xhelatė e vampirė
E bėjnė pėr shok.
Hijenat i rrinė pėrbri.

Njė flake e jeshiltė
I digjet nė sy.
Kukudh i pagjumė,
Bluan veē kurthe.
Nė netėt e ankthta tė tij,
Krijon pranga e burgje...

Si t’i shpėtoj
Kėsaj nėme tė rėndė..?
Ec marramenthi,
Kėmbėt s’mė mbajnė.
Zvarritem,
Me thonj e me dhėmbė.

Kėrkoj njė dorė tė mbėshtetem,
Njė shėnjėz drite
Prej qiellit pus.
Pėrkulur buzė lumit tė jetės,
Pres si shelgu lotues…

Nė netėt me hėnė
Thėrras dashurinė.
Po ē’ėshtė kėshtu?
Njė sy i padukshėm mė ruan,
Mė ndjek pas kuturu.
Mė pėshpėrit nėn zė
Me njė hakėrimė tė mjegullt;
Harroje bukurinė -mė thotė-
Bukuria ka vdekur.

Dhe unė gėrmoj…

Pėrmes njė tymnaje tė kuqe,
Nėn rrasat e varreve
Shoh botė ireale.

Copėtoj mermerė
Jeshiluar prej myshkut,
Pėrbalt eshtra, thyej stoli.
Si i zaptuar nga xhindet,
Pėrdhos zot e shėnjtorė
Dhe nė ekstazėn e zhbėrjes
Krijoj idhuj tė rinj...

Vetėm armiq rreth meje,
Vreri i urrejtjes
Ma jeshiloi gjakun nė deje…

Askush s’kujtohet pėr mua,
Vėshtrimhumbur
Nuk di ē’kėrkoj.
Dhe as nuk di ēfarė dua...

Si nė ishullin e Ēirēes,
Me drithma nė shtat,
Shoh shokėt e mi
Shndruar nė derra,
Tek rrėmojnė nė batak.

Ku ta gjej eliksirin,
Barin ēuditbėrės,
T’i kthej sėrisht nė njerėz?!
Topitur prej dhunės
I harova tė gjitha,
Luftėn dhe shpresėn…

E harrova dhuntinė
E tė parėve tė mi.
Lisi i Dodonės
U tret nėpėr mjegull.
Ē’do bėhet me mua?
Ē’do bėhet me ty?
Pėrpėlitem
As i gjallė, as i vdekur.

Nėpėr udhėt e ngushta,
Mesjeta merr frymė.
Kapuletė e Montanjė
Pėrjetė nė sherr,
Megjithėse qindra
Romeo e Zhuljeta
Janė mbytur nė vrer.

Ē’mallkim thellė nė gene
Ėshtė gdhėndur e s’shuhet?
Ē’puse urrejtjesh
Dot koha s’i mbush..?
Dremitin Eriniet si prushi nėn hi,
E prapė rizgjohen sa i prek dikush...

Dua tė shoh pėrpara
Drejt dritės.
Po rreth e rrotull
Veē hone dhe mure.
Unė dija se stolisja
Djepin e jetės,
Po paskam stolisur qivure!

Ndiej nėpėr kėmbė
Vargonj pergamenash.
Vulosur me vula
Dhe emblema gjithfarė.
Tė vdekurit ngrihen,
Hakmerren pėr dhunėn
Tė gjallėt,
S’ndjehen tė gjallė…

O Zot, ē’ėshtė kėshtu?!
Tė rigjeta ty
Dhe sėrish
Mė pushtoi marrėzia.
I dehur prej lirisė,
Si prej njė vere tė rallė,
Kam filluar ējerr rrobat e mia…

Nėn avuj gazetash,
Si nė avuj hashashi,
Bie tė fle...
E rizgjohem sėrish.
Faunėt dalin
Prej pyllit tė lagėsht.
Mė tregojnė me gisht...
Zgėrdhihen
E tallen me mua,
Me botėn qė dua.

E ndiej, absurdi
Sėrish mė rrethon,
Kokėn time kėrkon.

Unė prapė nuk epem
Prapė luftoj;
Nė vėnd tė urrejtjes,
Dashurinė ngulmoj...

Jeta ime, ditnata ime,
Gjysmė peshk, gjysmėnjeri.
Tė kam kapur prej flokėsh
E kurrė s’tė lėshoj.
Fati im je ti..!

Korēė 1989- 1993
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kohė parvenysh - Libėr nga Vladimir Toroveci Empty Re: Kohė parvenysh - Libėr nga Vladimir Toroveci

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi