STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

2 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:28 pm

E d o n a R e x h e p a j

nga (Edona) 20 Mar.2008 at 22:34

ASAJ QĖ IKU

Dallgė e trazuar lozė me erėn
Ikje e saj ēmėndi kohėrat plot egėrsi
Enigmė e fatit pamėshirshėm mė goditi
Lakuriqėsi e jetės tallet me ironi
Lermėni tė hy nė varr edhe unė
Ėndrrat nė mbeturina historie le tė mė harrohen
Zogjtė do tė kenė ikur larg pastaj
Asaj, nė vjeshtėn e vonė, ngadalė do t’i afrohem!

Kotelja(Edona)
Admin

PERĖNDIM I HESHTUR
Dalėngadalė po binte muzgu
Ishte hera e parė kur mbrėmja ndjeu mungesėn tėnde
Endėrrat nė gjumė u pėrkundėn para se tė binte nata
Lindje mė s’do kishte se dielli pėrgjithmonė po perėndonte!
Lutesha tė shihja veē edhe njė herė lodrimin prej drenushe
E ata sy margaritarė tė shkrinin ajsbergun qė mes akrepash pushonte
Zėrin tim e mbyti heshtja, tani veē nga imazhi yt mrekullohem
A thua nė sytė e tu tė kenė harruar diellin stina qe pėrjetė tė mė ngrohte?
_________________
Nėse pėr boten je asgjė, e gjithė bota je pėr dikė!

Ishte dimėr i gjatė ky, sikur jetoi pėrjetėsisht!
Akulli ka mbushur te ēarat e jetės, blerimin ka flakur tutje...
Hap dritaren ne mėngjes, bora bie ne toke pa u ndjere, qetėsi pėrmbytse!
Kėrkoj njė zė, kėrkoj njė fjale... rreth meje askush, ē' trishtim!
Dua te marr fryme, te mbush mushkėritė me ajrin e lumturisė qe me falje ti!
Dua te tė shtrėngoj fort, te ndjej zemrėn qe me qohet peshe nga gėzimi qe veē sytė e tu ma falnin! Pastaj dua te shėtisim bashke ne natyre, ta dėftoj jetėn dhe margaritarėt e saj, por edhe pėr njė mijė mjerimet qe ka, qe sa here vijnė, trishtimin sjellin me vete. Dua te tė bej njė Amazonė te vėrtete! Te bėsh hapa te mėdhenj nė jete!
Dua... !
Dua ti mbyll sytė. Te ėndėrroj sikur je kėtu. Sikur ke shkrire akujt e te ftohtin. Sikur ke sjelle diellin, Diellza ime! Sikur lulet te kenė shpėrndarė polenin ngado. Sikur buzėqeshja jote te kenė pushtuar botėn, tė kenė zhdukur dhimbjen, largėsitė dhe mallin... Do flakja tutje ēdo gjė veē te dėgjoja zėrin tėnd prej kanarine, te ledhatoja flokun tėnd prej mėndafshi, te puthja duart tua te vogla e te bardha... e bardha ime, e ėndėrrta ime!
Tik-taket mezi lėvizin, janė rėnduar aq shumė... unė mbyll dritaren me sytė e ulur pėrtokė, sikur dua ti them jetės: c' faj po paguaj qė po ma bėn gjithė kėtė?!
Gjendem mes katėr muresh. Shoh pėr rreth, ndjej te ftohtin ne palce, ndjej se me ėshtė shembur bota mbi koke! Pse nuk futesh nga ajo dere, siē beje dikur, te me pėrqafosh njė here te vetme dhe pastaj kthehu prapė ne qiellin tėnd, tek engjėjt e perėndisė! Ēfarė t’i them zemrės qė po mėrzitet kaq shume pa ty? Ēfarė tė iu them lotėve, qe dalin pėr ty? Ēfarė ti them
familjes, e cila nuk di te gėzojė qė kur ike ti?
Shtrihem, sikur te mos kem dėshire te ngrihem me! Sepse me e madhe se
jeta ėshtė dėshira pėr te tė pasur pranė, engjėlli im! Ti ishe gėzimi im kur hapja sytė ne mėngjes, ti ishe parajsa ime kur bashke me mbrėmjen vija ne shtėpi. Me ty jeta ishte e bukur!
Ndjej se do te ēmendem, se nga nevoja pėr ty do te ēoroditem, se nga malli pėr ty do te digjem, se nga goditjet e jetės do te bėhem hi! Ah... vogėlushe!
Veē sikur ta dije sa te vėshtire e kam!!!
Ne ēdo hap je ti! Ne ēdo ėndėrr je ti! Ne ēdo lot je ti!
Unė jetoj sikur te ishe kėtu. Te puth kur zgjohem, kujdesem pėr ty, me merr malli pėr ty kur jam larg dhomės ku ti mbyllje syēkat e vogla plot jete! Syēkat e kaltra! Te thella si deti! Vezulluese si dielli!
Jam me ty ngado, sepse ti je brenda meje, fryme e shpirtit tim! Ne ēdo fėmije te lumtur shoh pak nga ty. Ne ēdo buzėqeshje ndjej ngrohtėsinė tende. Ne ēdo feste, festoj pėr ty! Kėshtu ka qenė qe kur ike... dhe kėshtu do te jete gjithmonė!
Bota ime mban emrin Diell, mban emrin Yll!
Ti je si zjarri qe me djeg. Ti je hėna qe i bėn drite netėve te mia. Ti je shpirti i shpirtit tim!
Mėngjeset do te rendin njeri pas tjetrit, duke zhdukur netėt nga horizonti.
Dielli do te lind e perėndojė pėrsėri, sa ne njėrin qosh te botes sa ne tjetrin. Lulet do te qelin ne pranvere, fluturat do te rrahin krahėt ne qiellin e kaltėr, pranė teje.
Unė do te jem kėtu, ku ti mėsove fjalėn e parė, ku ti bere hapin e parė ne jetė! Do te jem kėtu, ku ndritje ti.
E ti, edhe nga atje lart, vazhdon te na spėrkatesh me shkėndijat tua, vazhdon ti jepesh kuptimin jetės time, vazhdon te shkrish akujt e jetės, vazhdon te me jepesh fryme!
Sa lakmi i kam qiellit qe te mban ne gji, sa lakmi u kam engjėjve me tė cilėt hedh vallen e parajsės, sa lakmi iu kam yjeve qe te kanė pranė! Por, e di ēfarė e dashur? unė nga kėtu shoh qiellin dhe e di kur je e lumtur, e di edhe kur qielli qan pėr mua - qe pa ty mbeta! Nga kėtu, kur bota fle, fshehurazi unė dal te shoh vezullimėn e yjeve dhe pėrpiqem tė gjej se cili prej tyre je ti! Dhe ti je secili! Dhe ti je ngado e kudo! Ndjeva qe buzėqesha lehtė! Ndjeva zemrėn qe me rrahu hovshėm, sepse unė jam i lumtur qe kam njė Diell timin, qe kam njė Yll, qe kam njė Hėnė! Unė jam i lumtur qe ti me fal buzėqeshje, ngrohtėsi dhe dashuri!
_________________ Edona Rexhepaj
Nėse pėr botėn je asgjė, e gjithė bota je pėr dikė!

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:28 pm

Nga Lediana Kapaj :

DIELLZĖ, YLL I PASHUAR

Pėrse vallė kaq shumė dhimbje,
kush e dėnoj njerėzimin,
pse parajsėn e krijuan
pse disa morėn ndėshkimin?!

Nuk e di moj vogėlushe,
nuk e di dot si tė them,
ti me pyetje mė mbulon
dhe nė shpirt loti mė vjen....

S'jam e zonja te shpjegoj,
padrejtėsitė qe i mban bota,
di tė them qė shumė tė dua,
nuk i kam fjalėt te kota...

Diellzė e vogėl mė jep dorėn,
te ta puth, te ta lėmoj,
vėrtetė gjera plot nuk di,
plot tė tjera dot s'tregoj....

Ti mė pyet e mė pyet,
pse kjo ndodhė, pse kaq mė dhėmb,
ēfarė tė them ty vogėlushe,
do tė doja tė isha shkėmb...!!

Para teje s'mund tė qaj,
nuk e di si nuk shpėrthej,
nuk e di pse kaq durojmė
nuk e di...pse te gėnjej!

Dhe nė veshin tėnd ngadalė,
befas pėshpėris ca fjalė,
"do shėrohesh vogėlushe
dhe ne krahė do te tė marr".

Ti moj hije e mallkuar,
afėr shtratit mos qėndro,
miken time mė tė shtrenjtė,
nga kėto pranga ma liro....

Zot i madh qė mė shikon,
sot dėgjoje lutjen time,
falja jetėn kėtij engjėlli,
mos na jep vetėm hidhėrime...

Lere zemrėn fort ti rrahė,
lere botėn ta shijojė,
lere tė qesh e mos tė qajė,
lere dritėn ta shikojė...

Lere tė rritet ngadalė,
jo, nuk mundesh dot ta marrėsh,
te ty at i madh besoj,
dhe tė lutem tė mė falėsh...

Por jeta nuk pyet dhe na merr edhe ata qė na
janė aq tė shtrenjtė nė zemėr!!!!
Sa i fortė ėshtė njeriu....Jeton mes tė gjallėve duke
duruar dhimbjen por nė tė vėrtetė ndjehet i vdekur!


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:28 pm

Nga Lediana Kapaj:

AH, VOGLUSHE DIELLZĖ...

Ati im sa shumė tu luta,
por ti s'munde tė dėgjoje,
para teje gjunjėt vura,
qe njė lule tė shėroje....

A nuk je kaq i fuqishėm,
a nuk komandon ti vallė,
pse harrove lutjen time,
pse le hijen qė ta marrė?!

A mos vallė e bėre yll,
qė nė mes tė natės ndriēojnė,
a mos vallė e bėre engjėll,
ta dinė prindėrit qė sot vajtojnė?!

At i madh tė kam besuar,
tė jam lutur, pėrgjėruar,
pse pėr Diellzen nuk veprove,
pse ti vdekjen se ndėrshkove?!

Lot po derdh moj bukuroshe,
sa shumė zemra po mė dhėmb,
pse duruaka kaq njeriu,
pse nuk shndėrrohemi nė shkėmb?!

Do tė doja Diellze e vogėl,
flokėt e tu tė puthja lehtė,
mu betove qė s'do ikje,
pse mė le te rri unė vet?

Do tė doja mikja vogėl,
te tė jepja ditėt e mia,
nuk janė fjale tė thėna koti,
janė nga zemra, vet dashuria!


I nderuar Zoti dhe Miku im i Madh Adem Berisha!
Ju lutem tė pranoni kėto vargje nė shenjė respekti,
dashurie dhe dhimbjeje pėr mbesėn tuaj....Pėr Njė Yll
Tė Pashuar nė gjithėsinė e Parajsės.

Me shumė respekt nga
Lediana Kapaj

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:29 pm

Arjola Ziu, Elbasan /SIHANA/ pėr DIELLZEN
Titulli: 28 Qershori Njėvjetori i vdekjes se me te dashurės
sonė Diellza Berisha Wed Jun 27, 2007 2:17 pm

PĖR TY OJ MOTĖR DIELLZA

Pėr ty oj motėr qė tani mė nuk je
edhe lulet petalet po i lėshojnė njė e nga njė.
Kanė kaluar vite e ty s’tė kam harruar,
buzėqeshja jote akoma mė rri ndėr sy.

Tė gjithė tė kujtojnė me lot nė sy,
kujtojnė momentet qė kaluan me ty.
Ke lėnė shumė njerėz qe tė kanė dashur e akoma tė duan,
ke hapur plagė nė zemėr e lotėt nuk kanė shteruar.

Pėr jetė e mot do tė kujtojnė gjithnjė
derisa edhe ne tė mos vijmė tek ti
E paharruar do tė mbesėsh gjithmonė,
Ti oj e dashura Diellza e jonė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:29 pm

Pėr Diellzen nga Arjola Ziu, Elbasan /SIHANA/
Titulli: DIELLZUSHA E MOTRĖS Today at 11:00 am

DIELLZUSHA E MOTRĖS

Drita e syve tu si rreze dielli
Jeton akoma nė shpirtrat tanė
Erėn tėnde akoma s’e kemi harruar
Llokume e ėmbėlsirė je si gjithmonė,
Zambak i bardhė nė zemrat tona
Ashtu e bukur siē ishe gjithmonė.

Arjola Ziu – Elbasan:

KA VITE

Ka vite qė nė bankėn tėnde janė vendosur lule
e ēanta jote ma librat nuk i ndėrron,
ka vite qė nė karrigen tėnde mė nuk u ule
atė, me lot nė sy mėsuesja e shikon.

Ka vite, ditari emrin tėnd nuk mbanė,
mėsueses mė nuk i pėrgjigjesh nė mėsim,
shoqeve pėrreth pėrherė ti iu mungon
vragė tė pashlyer ke lėnė, thellė nė shpirtin tim.

Ka vite, lotėt nė fytyrė nuk na janė tharė
pėr dy engjėj qė tashmė nuk janė,
oj Diellzė, oj Erė, ishe vajzė e mbarė
jeta pa juve, na ėshtė bėrė e rėndė.

Kaluan vite, por kujtimin pėr ju tė freskėt e mbaj
Ani pse pa ju, tė rėndė jetėn e kam,
e tash, unė sė shkruari kurrė nuk do tė pushoj

pėr Diellzen dhe Erėn, qė gjithmonė i ndiej pranė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:30 pm

nga jam_buli :
Re: DIELLZA NESER KA DITĖLINDJEN
prej Tu 01 Jan. 2008, 01:15

TĖ FESTOJMĖ PA LOT NĖ SY

Shkrimin tim tė parė
tė shkruar nė 2008,
e nisa me poezinė nė radhė
pėr njė mik tė vėrtetė.

Ai ėshtė Adem Berisha,
njė poet bashkėkohorė,
kėtė vit me tė dhe pėr tė e nisa
kjo ėshtė e tėra qė unė kam nė dorė.

Vėlla Adem, lot tek ti nuk dua tė shoh
por as pikėllimin qė ata i sjell,
ti je gjyshi mė krenar qė njoh
Diellza, edhe mua para sysh mė del.

Tė ruajmė kujtimin pėr kėtė engjėll
por jo me lot nė sy
se Diellza vetėm jetė ka ndėrruar
ajo ėshtė engjėll, gjallon nė pėrjetėsi.

Sintagma qė ju theksoni
shumė realiste tingėllon,
vėrtetė sa kujtimi pėr tė
aq edhe vetė njeriu jeton.

pra, ajo jeton me ne, me ju, me tė gjithė....
__________________________________________________
"Njeriu jeton pėr aq sa do tė jetojė kujtimi pėr te"
(Adem Berisha)

me shumė respekt pėr poetin
vėllain dhe mikun e nderuar
Adem Berisha
nga
jam_buli
1.janar 2008
ora 01.12 minuta!
=========================

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:30 pm

Agim METBALA:
Dje, 03:20 PM #7
Anėtarėsuar: Sep 2008
Postime: 2,317

Mik i nderuar Adem BERISHA, nė vend se t'Ju
uroj ditėlindjen egjėllushes suaj, ashtu e deshi Zoti
i madh, qė nė ditėlindjen e Saj tė katėrmbėdhjetė,
t'Ju shpreh ngushėllimet e mija tė thella e tė pastra
tė pėrzier me lot dhembjeje...
Paqit forcė e ta pėrballoni humbjen e madhe
dhe dhembjen e pashėrueshme...

VESĖ MĖNGJESORE

Drita shkėlqeu mbi ballin tėnd
Ishe e njomė si vesa mėngjesore
Elegante si flutura pikaloshe mbi lule
Llastuar me maturi tė skajshme
Zi, blozė zemra e tė dashurve Tu
Ani, vet Zoti tė deshti engjėllushė e shkruar

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:30 pm

xheladin HAMZA :
02-10-2008, 03:57 #55
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 16-09-2005
Vendndodhja: Rahovec - Kosovė
Postime: 147

AROMA E DIELLZĖS

Njė trėndafil i kuq
I kėputur nė rrėnjė
Me petale tė lagura
Me lotėt e nxėnėsve
Ri nė bankėn e zbrazėt
Bash aty ku dikur Diellza ulej...

Aromėn e ndjejnė
Nxėnėsit dhe mėsuesit
Tė shkollės sė Diellzės...

Gjatė orarit tė mėsimeve
Nė klasėn e saj me lot nė sy
Shpirti i saj vije ēdo ditė
Shoqeve dhe shokėve u thotė:
“JA EDHE UNĖ JAM KĖTU, ME JU!”

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:31 pm

shkruan: xheladin hamza
/Kushtuar mbesės sė Adem Berishės, Diellzės sė ndjerė/

ZĖRIN TA DĖGJOJ VETĖM NĖ ĖNDRRAT

Deti akoma do tė mbushet me lot nga sytė e mi
I lėshoj mendimet tė vrapojnė njėri pas tjetrit
E mua kėmbėt mė dridhen e ngadalė mė lėshojnė
Llamba mbanė dritėn e ndezur si shpirti qė ndritė
Ėėė nuk dua tė vajtoj, por zemra dhe shpirti mė qanė
Zėrin ta dėgjoj vetėm nė ėndrrat e rėnda pambarim
Ah, sikur tė ishte kjo jetė vetėm njė ėndėrr e pavėrtetė...


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:31 pm

Naser Gashi – Naki:

DIELLZA, SHPIRTI I SHPIRTIT

Ti ike udhės sė pafundme
ku zverdhin drurėt gjetherėnės,
mbi gjokse pellgjesh tani tundet
i arti medaljon i hėnės.

Na harrove??
mbase nga mbrėmja e kripur buzė detit,
mos vallė fole me sirenėn e mbrėmjes
u bere xheloze??

Lejlekėt ikėn
fill pas teje.
Si stof i keq u zbeh blerimi,
dhe toka, pylli, reja... ngjajnė
me negativin e njė filmi.

Unė jam kėtu
muzg i trisht pa ty.
Ti, heshtja ime
pa forcė te fshije tek ty
harresėn e pluhurit.

C' te bėj, po them me veten time
ne kėtė orė tė vonė tė muzgut,
kur zemra ime bėn shkrime,
tė lashta sa tė Gjon Buzukut?

Do tė shkoj tė ulem tek kopshti,
tė ndiej aromėn e luleve qė ti doje shumė,
nė grykė e di qe do tė mė ngelet
I ftohtė medaljoni i hėnės.

Bacė,kėtė poezi ia kushtova Diellzės dhe tė kerkoj falje baca
Adem ty dhe tėrė familjes suaj sepse ndoshta ju kam bėrė tė
nxirrni lot por tė tilla porosi sot po na japin edhe shumė Diellėza
anembanė Kosovės...
Bacė, unė ty tė lutem mos pusho kurrė, vazhdo bacė tė shkruash
pėr kėtė ENGJĖLL tė quajtur DIELLEZA, vazhdo... bacė tė lutem.
I juaji Naki

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:31 pm

Ferit RAMADANI :

ĒKA TĖ THEM

Unė nuk kam ēka tė them ty Adem Berisha
se qershorin qyshkur e ndjej edhe unė si ti,
kam parė se shumė njerėz janė tė egėr si bisha
e nuk mendojnė qė krijojnė gjįmė e zi!

Unė nuk kam ēka tė them ty Adem Berisha
por “Pirgut tė dhimbjes” iu shtua njė kaptinė
aty nis e gufon dhimbja dhe malli pėr Diellzėn
aty ku unė e ti me mall e dhimbje netėt i gdhijmė!

Unė nuk kam ēka tė them Adem Berisha
trembėdhjetė vite nuk dola dot nga lėkura
edhe bonjakė rrita nė sofrėn e zbrazėt tė agimeve
por mbijetova kur flisja me burra!

Unė nuk kam ēka tė them Adem Berisha
syri m'u pėrlot e fjalėt malli mi ndali!
E di sa tė dhemb Diellza - ylli i agimit!
Unė dėgjoj pa pra zėrin qė mė vjen nga gruaja e djali ...!
------------------------------------------------------------------------------------------------

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:32 pm

nga Ahmet OSMANI alias Sofra prej Sat Jun 28, 2008 1:15pm
Dy vjet pa mė tė dashurėn Diellzė
Nė kėtė moment jemi disa anėtarė nga forumi i jonė 'Bashkimi Kombėtarė nė vizitė tek familja e Bacės Adem Berisha pėr ta ndarė dhimbjen bashkėrisht pėr Diellzėn.
Le tė mbetet kjo njė poezi pėr engjėllin Diellzė e qė i kushtohet nga Stafi i forumit bashkimi kombėtar nė shenjė nderi, dhimbje dhe pėrkujtimi ...

Ahmet Osmani:

TĖ ECET PA TY?!

Ike nga kopshti ynė gjelbrosh
kur nė lulėkuqe pritej buzėqeshja
t'u bėnė me mijėra lutje tė rrosh
nga shoqet, oborri, familja...

Ike nga ne, nga shkolla, klasa
kujtim neve na le librezėn me pesa
Kullėn e familjes e le nė kujtime
kur ishe mes nesh e ėmbėl ishte jeta

E shtunė sot, familja tė pėrkujton
tė ecim pa ty zemra nuk duron.
Sikur tė ktheheshe ndėr ne Diellzė
asgjė pa bėrė nuk do tė linim nė jetė

Rrugėt e jetės na presin neve tok
Cicėrima e zogjve nė vendlindje tė pret,
Nė kėtė tė shtunė ti ndjehesh mes nesh
drejt gurthemelit ku i le kujtimet.

Vitet do kalonin, si ditėt pranverore
njė ditė do bėheshe nuse nė katund
njė dasmė do fillonte me valle prore
me krushq lirie si lum i pafund

Sot ndėr ne dallojnė karakteret,
ka njerėz tė gjymtė, pa sy qė pėrpėliten
Edhe pa Diellzėn duhet mėsuar tė ecet
Pa Diellzėn - dritė
me kujtimin- vullkan.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ėshtė diēka qė vlen...
mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:32 pm

Poeti Hajrushi, Ferizaj :
Me diellin nė perėndim!
Anėtarėsuar: 18-03-2003
Vendndodhja: Ferizaj-Kosovė
Postime: 1,988

Z. Adem, e ndjeva tė nevojshme ti vej ca fjale nga zemra ne letėr:

A VDESIN ENGJUJT?

Engjėjt kurrė nuk vdesin jo
Ata janė pjese e jetės sonė
Dhe kudo qe jemi e kudo qe shkojmė
Me ne do te jetojnė!

Engjėjt jo nuk vdesin, Diellza - engjėll
Sepse ti jeton ne zemrat tona
Dhe kujtimi pėr ty do mbetet i gjallė
Nė mendjen tonė do tė jehojė jehona!

Ti jo nuk vdiqe o engjėll i bardhė
Sepse engjėjt nuk vdesin kurrė!
__________________


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:32 pm

Yesterday, 11:36 PM #14
Agim GASHI - Dremica Francė
Junior Member
Join Date: Nov 2009
Posts: 15

AJO IKU NE PAVDEKĖSI

E di qė zemra e zemrės te iku,
- po ti qėndro lum miku !

E di qė drita e syve te iku
- po ti qendro lum miku.

E di qė lulja e pranverės te iku
- po ti qendro lum miku !

I fortė qendro or mik ti
se Djellėza iku nė pavdekėsi !

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:33 pm

LETER NGA JOE U.S.A

Mr. Adem Berisha
nga Joe Yesterday at 12:03
Mr Adem,
I proudly served in Kosovo. I'm so happy. I actually cried (don't tell my son, daddy never cries!).
I feel like my service is making a difference. I love Kosovo, I love the Albanian people, the culture. Having learned a lot while serving there and the years since.
I have been informed by Naki about your niece and really when i saw those peoms and lot of words by other I actually cried too.
Mr Adem, your niece and every citizen of Kosovo is a participant in this big day for all of you Independence of Kosovo. I know i am father too and i feel the same like you this celebration has a pain too you because Diellza fisically wasn't there in streets to celebrate too, but your niece was with all this people and brothers saying those great words Kosove Gezuar Pavaresine..
PS/ naki please be so kind and translate this post into albanian language for Mr Adem Berisha and let him know that Joe is with you in happy days and sad days

PS/ Naki te lutem pėrkthe kėtė postimin tim ne gjuhen shqipe pėr z. Adem Berisha dhe i bej me dije atij se Joe ėshtė me ty ne ditėt e gėzuara dhe te hidhura.

Joe USA
Guest

Z. Adem,
Me krenari kam shėrbyer nė Kosovė. Jam shumė i lumtur. Kam qarė ( Mos thuaj biri im , babi kurrė nuk qanė!).Po ndihem sikur shėrbimi im ka bere njė ndryshim. E dua Kosovėn, e dua popullin shqiptar, kulturėn. Kam mėsuar shumė pėrderisa kam shėrbyer atje nė vitet e kaluara.
Kam qenė i informuar nga Naki pėr mbesėn tuaj dhe sinqerisht kur pashė kėto poezi dhe shumė fjalė te tė tjerėve, kam qarė dhe unė.
Z. Adem, mbesa juaj dhe ēdo qytetar i Kosovės ėshtė njė pjesėmarrės pėr kėtė ditė tė madhe pėr tė gjithė juve, Pavarėsinė e Kosovės. Unė e di, se edhe unė jam baba dhe ndjej njėsoj si ju, kjo kremte pėr ju ka pasur njė dhimbje sepse mbesa juaj fizikisht ka munguar tė jetė nė rrugė e tė festojė por mbesa juaj ėshtė me te gjithė kėta njerėz dhe vėllezėrit e saj duke thėnė fjalėt e mėdha: Kosovė Gėzuar Pavarėsinė...

Pėrktheu Naser Gashi, NAKI
=======================

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:33 pm

Dardan Gashi – Wien :

MOS TĖ LODHĖ VUAJTJA, ...

Pse po tretem as vetė nuk e di,
pse po vuaj prore nė jetė?
a thua siē isha, mund tė jem pėrsėri,
apo kot po e ushqej kėtė shpresė.

Marr nė dorė kitarėn time,
mundohem tė mposhtė vetminė,
mendja mė tretė nė Kosovėn trime
dhe mbarė nėnė Shqipėrinė.

Posa gjeta qetėsinė e nė kėngė unė u treta
mu ringjall kujtimi pėr njė engjėll tė rrallė,
pėr njė hyjneshė me emrin e saj Diellza
mė mbushi dhimbje, mė mbushi plot me mall.

Unė, nuk e njoha Diellzen as fėmijėrinė e sajė,
pėr te mėsova pikėrisht nė njė forum.
Lexova pėr fatkeqėsinė e ndodhur, pse vallė!
ah..., jeta rėndom, sjell tė papritura shumė.

Kjo “botė e rrejshme" vėrtetė shumė e ndytė,
pse tė merr Diellzen nė fėmijėri tė sajė?!!!
pse vallė tė jetė kaq e pamėshirė e fare e pashpirt?!!!
e ne plot njė jetė ta kujtojmė me lot e me vajė.

Kur fotot e saj i shikoj nė forum,
parafytyroj kėtė qenie engjėllore,
pranė gjyshit tė vet duket e bukur edhe mė shumė
pėr Diellzen, xhaxhi Adem s’pushon sė shkruari prore...

Me strofėn e fundit tė kėtyre vargjeve tė mia,
i drejtohem xhaxhit Adem me plot respekt,
tė mos e lodhė vuajtja, tė mos e lodhė mėrzia
nga thellėsia e zemrės, i dėshiroj shėndet.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:33 pm

PĖR JU VĖLLA ADEM BERISHA

Si tė pushoj sė shkruari kush do tė mė thotė vallė?
lexoj vargjet Tuaja, mbushem plot me mall.
Shkruani lirshėm, ėmbėl, realist je prore nė jetė,
tė lumtė vėlla Adem Berisha, pėr Ju kam shumė respekt.

Sido qe tė shkruani, vargu juaj shpirtin mė shėron,
por e di se dhimbja, malli e mėrzia, prore ju shoqėron.
Diellza iku nga ne por, ajo vetėm jetė ka ndėrruar,
ajo jeton me ne, bashkė me kėtė varg tė shkruar.

Vargjet tuaja tė bukura i lexoj me shumė kėnaqėsi
dhimbjet sė bashku do t’i ndanim po tė kishte mundėsi.
Por, me ēfarėdo nė jetė perėndia qė tė na provonte,
me tė duhet pajtuar, im gjysh mua kėshtu mė mėsonte.

Si ēdo herė, edhe kėsaj radhe me plot respekt
uroj qė ju Adem Berisha, prore tė keni shėndet.
Pėr vargjet qė shkruani lartė jeni tė vlerėsuar,
yll tė pashuar tė kemi, ju kėtė e keni dėshmuar.


Shkrova kėto vargje pėr tė shprehur solidarizimin tim por edhe
pėr respektin qė kam pėr ju i nderuari vėlla Adem Berisha.
I juaji, Dardan Gashi, Wien


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:34 pm

Verė PEJA (Berisha) komentoi ne fotografinė tuaj :
Kushtuar mbesės sė vogėl, te xhaxhi Adem Berishės
(ėshtė shumė pak kjo qė kam thėnė, nė krahasim me atė qė ndiej)

LOTI I SHPIRTIT

Tė lotoj s'dua,
por s'e ndaloj dot lotin e shpirtit...
S'dua t'a trazoj qetėsinė,
mision tėnd prej engjėlli..

Ike nga e pėrkohshmja,
tė jetosh nė pėrjetėsi...
Ike tė engjėjt,
te dielli,te hėna,te yjet...

Diku nė mesin e tyre hedhė valle,
ndriēon, farfurinė...
I vė veshin puhisė pranverore,
luleve shumėngjyrash emrin Diellza peshpėrijnė...

Pusho nė paqe,engjėllushe!

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:34 pm

Skender BRAKA :
ME VINI MBI KOKE NJE LULE SHQIPERIE - POEZI:
Zemėrbardha ime...( Mbesės sė bacė Adem Berishės, mikut tim te shtrenjtė e cila mbylli sytė qė tė prehet e qetė . Qoftė i pėrjetshėm kujtimi i saj.)

ZEMĖRBARDHA IME...

Kush ia kėputi lulen kopshtit?
kush ia piu ujin burimit?
kush ia thau ...pikėn e lotit?
pėr “Zemėrbardhėn” kėtij gjyshit?

Nga dhimbja syri sa s'pėlcet
dhe zemra dridhet plotė trishtim.
O det, o valė me lerė tė qetė,
nė qiell kam ngjitur shpirtin tim.

Diellza ime me dritė dielli
engjėll drite krahė shkruar,
si mė ike oj manushaqe?
pse mė le kėshtu tė vetmuar?

Eja njė herė tė prek nė ballė
tė puth dy syēkat plotė shkėlqim.
Pa tė tregoj edhe njė pėrrallė
e qetė tė flesh o shpirti tim.

Tė pres me mall qė tė takoj,
tė puth njė herė doēkėn e zjarrtė,
mė pas zoti vet ku tė dojė
tė mė shpjerė nė ferr a nė parajsė

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:35 pm

SKĖNDER BRAKA :
Njė lule nė pėrjetėsi...... [HQ]
nga Skender Braka (videot) 06 shtator 2010.
3:11
Dedikuar mbesės sė mikut tonė tė madh
Adem Berisha.
Ju lutem gjithė miqve te mi ta shpėrndajnė kėtė video.

NJĖ LULE NĖ PĖRJETĖSI

Mbi gonxhe lulesh heshtja ra
dhe vesa ngriu mbi bar tė njomė,
shteroi burimi tek njė krua
njė dhimbje shpirti me zė rėnkon.

Nga dhimbja syri sa s'pėlcet
zemra dridhet me plotė trishtim,
o det! o valė! mė lerė tė qetė,
nė qiell kam ngjitur shpirtin tim.

Mė iku engjėll i zėmrės sime
mes lulesh lartė diku m'u tret,
nga pėrjetėsia me njė zė qiellor
shpenguar qesh dhe mė thėrret.

E bukura ime zemėrbardha
si lule mu kthe nė agim,
tė puth njė herė sytė e kristaltė,
me zėrin tėnd, ngroh shpirtin tim.

Mes lulesh eja cicėro,
aromėn tėnde mbill ndėr male
me njė tufė librash nė dorė fluturo
bukuroshja ime, eja si sorkadhe.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:35 pm

RIZA ĒATO :
25-09-2010, 13:49 #116
E dua letėrsinė
Anėtarėsuar: 17-05-2008
Postime: 2,098
forumishqiptar.com
I pa harruar kujtimii Diellzės...

AH, SHTATOR .........

Ah, shtator tė lutem bėre gjėmė,
Ē'qe kjo vjeshtė e zezė qė solli zi.
Diellza ishte yll e ishte hėnė
Ishte foshnjė e larė me flori.

Si s'mendove pak pėr tė tjerė,
Nėnė, babė, gjysh e kushėri.
Ah, moj Diellzė ti mbylle ēdo derė
Edhe pranvera na duket stuhi.

Ah, shtator ēfarė pate veē ma thua,
Vėrtetė vjeshtė qė gjethet zė e rrėzon.
Diellza ishte si njė kokėrr ftua
Edhe nė varr aromė kundėrmon....

I pa harruar kujtimi i Diellzės nė shekuj.
U preftė i qetė shpirti i saj i kristaltė.....
--------------------------------------------------------------------

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:35 pm

MIFTAR KRYEZIU :
nė mes Ti dhe Miftar Kryeziu
Qershor 27 nė orėn 4:06.PD

S'JAM HESHTJE JETE

(Diellzės - qė magjepsi Kopshtin e Edenit)

GJYSHI !
Ai mėngjes pa formė kur fėrkoi sytė
horizonti se ē‘pėsoi rrudhje

Nga buzėt m'u shkėput
nektar i blertė pranvere

Kornizave tė anshme
lulet rreth meje ulėn kokėn

Nė imazhin e njė udhėkryqi
dukej se pėrdridhej deti

Mėshirohej, njollosej, vruktohej
pėrplasej, pėrmbysej, reflektohej

Nė mes valėve tė shkapėrderdhura
S'kuptuam GJYSHI as Unė as Ti

Kur zure vajin atė stinė
Mua mė plasaritėn buzėt

Tani sa herė m’pėrgjėron sypėrlotur
dora ime kėrkon ndjesė nga ti

Se jam shndėrruar nė njė rreze DIELLI
Dhe pėrherė ndriēoj njė copė QIELLI
I shtrenjti im - GJYSHI !!!

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:36 pm

BAFTIJE Idriz KUPA - Tiranė

ENGJĖLLI FLET

Linda e vetme
Pėr te jetuar me njerėz
Fati im kishte qenė ndryshe
Zoti tash mė ka bėrė engjėll.

E di, …………..
Shumė njerėz zemrėn kanė tė vrarė,
Nuk janė mė siē ishin dikur,
Janė plakur, flokėt ‘u janė zbardhė borė
Duke mė njomur, duke mė kujtuar
Nė ēdo pėrvjetor.

Mė kanė kujtuar mbi mermerin tim
Ku gjyshi me afsh mė ka shkruar:
“O Dielleza ime! shumė jam pėrmalluar”.

Mbi varr sot
Dėgjoj me mijėra fjalė
………………………………….
Nėpėrmjet tyre
Vezullimin e diellit kam pėrballė.
“O Miq tė dashur! unė tash jam shehid
Dhe pėr ju do tė ndėrmjetėsoj njė ditė”.

O Diellza! Mė lejo tė qaj sot mbi varr
Se ty tė kisha mė tė bukurin engjėll!
Tash i gjithė trupi mė ka marr zjarr
Njė thikė tė helmuar, tė ngulitur kam nė zemėr.

Bati Kupa, Sauk - Tiranė

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:36 pm

Adem Berisha:
Titulli: FALENDERIM PUBLIK PĖR SHKRUESIT RRETH DIELLZĖS Today at 11:13 am

FALĖNDERIM PUBLIK

Unė si gjysh i Diellzės, emri i tė cilės tashmė ėshtė bėrė i njohur pėr lexuesit e faqeve shqiptare tė internetit falė shkrimeve, poezive dhe publikimeve tjera tė vėllezėrve dhe motrave shqiptare nga Kosova, Shqipėria dhe mėrgata shqiptare anė e kėnd Evropės e Amerikės, sot karshi gjithė atyre shkrimeve lexova edhe poezi mjaft impresionuese nga fėmijė 12-13 vjeēar, moshatarė tė Diellzės : Arlind Gashi nga Lipjani, Edona nga Prishtina, Erėmira Masha nga Bristoli nė Angli, Mirzana nė SHBA etj, etj. Veēanėrisht mė bėri pėrshtypje letra e humanistit amerikan JOE nga SHBA i cili ishte interesuar pėr engjėllushen tonė dhe nga tė njohurit ka kėrkuar sqarime e pastaj mė ėshtė drejtuar me letrėn e tij. Unė kėtė e kuptoj jo vetėm si ndjenjė tė z. JOE por edhe si kulturė, virtyt dhe humanizėm tė popullit tė Madh amerikan tė cilin pėr tė gjitha, nga zemra e falėnderoj.
Edhe shkrimet e tė rriturve si Besnik Ahmeti, zonja e nderuar Kėze (Kozeta) Zylo nga New Yorku, Alma Papamihali e mėrguar nė Gjermani, Dardan Gashi, Loresa Berisha, Naser Gashi, Shaban Cakolli, Arjola Ziu, Mirjeta Shala, Xheladin Hmza, Agim Metbala, Irena Haska, Sonila Memoci, Ferit Ramadani, Lediana Kapaj nga Franca etj etj, tė bėjnė qė qartė tė kuptosh ndjenjėn e madhe tė dashurisė, solidaritetit e humanizmit tė shqiptarėve, ndjenjėn e dhimbjes dhe bashkndjesisė sė tyre kur dikush ėshtė nė hall. Kėto, si edhe shumė tė tjera, janė virtyte tė larta njerėzore qė stolisin popullin tim prej shekujsh.
Llava vullkanike e emocioneve tė shkruesve pėr Diellzen, karakterizon shpirtmadhėsinė e kėtyre vėllezėrve dhe motrave tė nderuara.
Diellza jonė, tashmė e pėrbashkėt, ėshtė bėrė synonim edhe pėr humbjet e shumė diejve dhe diellzave tjera shqiptare pėr tė cilėt/at unė lutem qe tė kenė tė lehtė dheun e tokės sė tyre amnore dhe i pėrmotshėm tė jenė kujtimi pėr ata/to ndėrsa tė dashurit e tyre sa mė lehtė tė pėrballojnė dhimbjet.
Nė dorėn time tė vockėl e tė stėrlodhur nga mosha, sėmundja por pėr mė tepėr nga dhimbja, ėshtė vetėm mundėsia qe tė bėjė kėtė falėnderim publik pėr tė gjithė ata qė bashkėndjen dhe nė ēfarėdo forme mė ngushėlluan mua dhe familjen time.
Sot nė prag tė pėrkujtimit me rastin e trevjetorit tė ikjes sė engjėllushes Diellza nga kjo botė, nė prag tė 28 qershorit fatal, unė nuk kam tjetėr mundėsi qė shokėve, miqve e gjithė dashamirėve tua shpėrblej gjithė atė qė kanė bėrė dhe po bėjnė nė vazhdimėsi por, vetėm do tė lutem qė zoti i madh me gjithė fuqinė dhe tė mirat qė ka, tė gjithė t'i shpėrblejė.
Shkrimet e gjithė shkruesve pėr Diellzen tė cilat janė bėrė pjesė e shkrimeve tė mia nė pėrmbledhjen "Lulja la lulishten", si dhe ky falėnderim publik, le tė mbesin njė kujtim i pėrmotshėm pėr tėrė kohen sa edhe do tė jetojė kujtimi pėr Diellzen.
Ju falem nderit dhe zoti ju bekoftė tė gjithėve, i juaji Adem Berisha.


SHĖNIME BIOGRAFIKE

Adem Berisha u lind mė 03. 05. 1948. nė fshatin Gjurgjevik i Madh tė komunės sė Klinės,
Rrjedh nga njė familje e varfėr fshatare por tė pastėr pėr nga ideali dhe pėrcaktimi kombėtar ndėrsa si bonjak qysh nga fėmijėria e hershme, u pėrball me vėshtirėsitė dhe sfidat qė sillnin rrethanat e kohės..
Aktualisht jeton dhe punon nė Rahovec si punėtor i administratės komunale nė komunė.
Shkrimet e tija, kryesisht poezi, i botoi nė pėrmbledhjen “Krenaria dhe pikėllimi” dhe nėpėr faqe tė ndryshme shqiptare tė internetit ndėrsa ky ėshtė libri i tij i dytė. Nė dorėshkrim ka pėrmbledhjen e tretė “Pėrballje”.


Katalogimi nė botim – (CIP)
Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės
821.18-93-143
Berisha, Adem
Lulja la lulishten : vrushkuj elegjikė / Adem Berisha. - Prizren : Berati, 2010. - 135 f. ; 21 cm.
Parathėnie e autorit : f. 5-9. – Shėnime biografike : f. 130

ISBN 978-9951-565-08-0


Nė kopėrtinėn e fundit:

Lulet qe mbi varr tė vendosa sot
plotė mall i putha sa e sa herė,
tė tėrat mė parė i bėra qull me lot
ty, nuk munda tė puthja si ngaherė.
Rahovec, mė 28. 06. 2009.
(Ē’kuptim ka jeta pa ty?!)


Jo! Dua tė jetoj me gjithė tė dashurit e mi,
ata qė mė duan e unė qė i dua shumė,
ndonėse do tė shkruaj, kėndoj e lotoj pėr ty
nė fund, tek ty nė parajsė do tė vij edhe unė.
(. . . Zgjidhje)

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa Thu Nov 25, 2010 2:14 am

O Zotri Shaban Cakolli ! Te lumte per punen qe paske bere. Mijra here jam perpjekur te shkruaj per Djellzen po si te them skruja nje strofe apo dy dhe pikellimi nuk me lejonte te vazhdoj ! I lexova dhe do kthehem serish e serish Djellzen e kam me vete gjithmon !
Te uruar qofshit ju qe keni shkruar, kure dhimbje te tille mos pacit!
Nimfa
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 64
Registration date : 27/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 3 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi