STINĖT E JETĖS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

2 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:17 pm

GJAKU QĖ NUK KA ĒMIM

Pas qershorit tė 2006-ės
kurrė s’do tė jem’ ata qė ishim,
pas mbytjes tuaj o engjėll
nuk do tė kem’ kėnaqėsinė qė kishim.

Zoti s’ka thėnė fėmijė tė mbyten
siē naivėt dinė tė thonė,
kush ka drejtė t’i shkurtojė jetėn
bukurisė e tė ardhmes sonė?!

Jeta jote ėshtė shumė e shtrenjtė,
nuk paguhet as me flori,
jo, jo! as Evropa e as Amerika
nuk na vlejnė asgjė pa ty.

Gjaku i yt qė s’bėhet ujė
e pėr ne s’ka kompensim,
jo nuk bėhet as coca – colė
ai ėshtė gjak qė nuk ka ēmim.

Kush kėtė ndryshe e interpretoftė
nga ajo ē’ ėshtė e vėrtetė,
edhe ai kėtė e pėrjetoftė
tek mė tė dashurit qė ka nė jetė.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:18 pm

BRITMA E TOKĖS

Kur Diellzėn dheu i zi brenda ngujoi,
deri nė kupė tė qiellit edhe toka bėrtiti,
nga kėnaqėsitė e jetės fėmijėrore tė privojė
nuk desht, por diē tė ndryshonte nuk arriti.

Atėherė iu lut tė madhit zot
kėtė engjėll tė pranojė pranė tij,
miqtė e tė dashurit tė mos derdhin lot,
por le tė luten e t’i kushtojnė poezi.

Zemėrbardhėt sikur pranuan kėtė porosi,
ndjenjat mė njerėzore i vunė edhe nė letėr,
me solidaritet e zemėrbardhėsi
dėshmuan vetėn si edhe ēdo herė tjetėr.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:18 pm

Ē’KUPTIM KA JETA PA TY?!

Diellzė, ti u linde qe tė jetoje,
jo tė vdisje, pėrherė tė na leje nė zi,
diellin ti Diellzė shumė e doje,
ndaj nėna Qerime tė la emrin e tij.

Sot u mbushėn tri VJETDRITĖ
qė kur dita pa ty dhimbshėm agoi,
sot dielli do tė duhej tė pushonte njė ditė
kėtė botė tė mos e ngrohė e ndriēojė.

Drini i Bardhė sot do tė bėhet i zi
e uji do t’i shndėrrohet nė lot,
peshqit qė lahen nė ujin e tij
edhe ata kanė pėr tė qarė sot.

Lulet qė lulėzuan kėsaj pranvere
aromėn e tyre sot nuk do tė lėshojnė,
bilbilat do tė pushojnė sė kėnduari kėsaj here
ikjen tuaj n’amshim, rėndė do tė pėrjetojnė.

Shkolla ku ti shkoje ēdo ditė
e ditari qė tashmė emrin tėnd nuk mbanė,
bashkė me pesat qė pėr vite kishe radhitė
veēanėrisht sot, njė ditė tė rėndė e kanė.

Unė kafen e mėngjesit si atėbotė
kur ti ma sillje me plotė dashuri,
e piva, por lezetin nuk ia dijta dot
nga lotėt qė pa pushuar mė rrjedhin si shi.

Lulet qe mbi varr tė vendosa sot
plotė mall i putha sa e sa herė,
tė tėrat mė parė i bėra qull me lot
ty, nuk munda tė puthja si ngaherė.

Rahovec, mė 28. 06. 2009.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:18 pm

POROSI TĖ SHPIRTIT TĖ SHENJTĖ

Mė duani, mė kujtoni, por tė mos mė qani
nė zemrat tuaja, pėrherė tė mė mbani.

Mė mbani nė pėrqafim sikurse dikur
kėshtu ishte fati im, kurrė i pa imagjinuar.

Do mė keni pranė vetės sa herė qė mė kujtoni
prapė t’i buzėqeshni jetės, atė duhet ta jetoni.

Po derdhet lot pėr mua, nga vetja do mė largoni
qėndrimin nė parajsė do tė ma vėshtirėsoni.

Nuk dua tė ju shoh asnjėherė tė mėrzitur
mallin pėr mua mos mbani, si zjarr tė fashitur.

Trupi im i njomė, i qetė prehet kėtu
ku herėt apo vonė do tė jeni edhe ju.

Kėtė jetė qė po rifillojmė, kėtu nė pėrjetėsi
tok do e jetojmė, s’ndahemi dot pėrsėri.

Shmangni hidhėrimet qė kishit nė atė botė
kthehuni gėzimeve, serish kėtu do tė jemi tok.

Kur mbi ju diēka shndrin si rrezja
padyshim jam unė, engjėllusha Diellza.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:19 pm

LULJA MBOLLI LULEN

Atė njėzetetetė qershor si sot
e kujtoj, parafytyroj, e mallkoj ...
askush nuk del tė mė thotė
pėrse vallė, duhet prapė tė jetoj?!

Hajt thashė, mora ēiftelinė e i rashė.
I rashė e me tė desha tė kėndoj.
Jo, jo thashė, shumė herė thashė
sot, dua vetėm tė vajtoj.

I tretur nė mendime i rava sa i rava
derisa gishtat mė nuk punonin,
nė vajė tė tėrėn me lot e lava,
m’u duk se edhe telat po vajtonin.

Me zė thėrras Diellzėn time
qė shpirtin si dikur tė ma qetėsojė,
askush nuk i bėzan thirrjes sime
prapė, njėzetetetė qershorin fatal kujtoj.

Ajo herėt, shumė herėt mė iku
ende pa mbushur njėmbėdhjetė vjet,
kėtė nuk do t’ia doja asnjė armiku,
kėtė fat tė zi, askush tė mos e ketė.

Kafja atėherė qė mė solli
si sot mė rri nė kujtesė
e trėndafili qė ajo vetė mbolli
pėrjetėsisht ngushėllim do tė mė mbes.

Nga ai do tė kėpus nga njė lule
e do tė kėnaqem me erėn e saj,
me tė do tė shėtis pranė shkollės
dhe do tė tretem e mbytem nė vaj.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:19 pm

Z G J I D H J E

Mbretėreshė bukurie e tė dashurisė
si Afėrditėn qė ishte nė antikė,
ty tė kisha dhuratė prej perėndisė
ti edhe errėsirėn mė bėje dritė.

Tash qė ke ikur nga kjo botė,
mua mė le si zogun e vetmuar,
tjetėr isha dje e krejt tjetėr jam sot
ka njeri tash pėr tė mė ndihmuar?!

Tė ndez njė cigare duhan
prapė gjendjen nuk do tė ndryshoj,
tė bėhem tjetėr nga ai qė jam
nuk e vlen kėtė vetes tė ia lejoj.

Tė ia fusė verė e raki,
tė dehem e tė bėhem tapė,
mė shumė do tė mallėngjehem pėr ty,
dhimbja e pikėllimi do tė vazhdonin prapė.

Me mall e dashuri tė paepur
pėr ty pėrjetėsisht i mbushur do tė jam,
tė bie nė gjumė kinse pėr tė fjetur
gjumin tė qetė kurrė nuk mund tė kam.

Tė thėrras me tėrė forcėn time,
pak forcė tash mė ka mbetur,
tragjikisht t’i jap fund edhe jetės sime
vallė, do tė ia vlente pėr tė vdekur?!

Jo! Dua tė jetoj me gjithė tė dashurit e mi,
ata qė mė duan e unė qė i dua shumė,
ndonėse do tė shkruaj, kėndoj e lotoj pėr ty
nė fund, tek ty nė parajsė do tė vij edhe unė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:19 pm

BASHKĖNDIESIA

Kur lotėt si krua tė rrjedhin
pėr atė qė tashmė tė mungon,
tė vije se trupi flakė tė ndizet
e zemra si bombė tė eksplodon.

Por, kur miqtė me dashamirėsi
tė gjendėn pranė e tė shoqėrojnė
pikėllimi tė shndėrrohet nė krenari
e vuajtjet tė bėhet se nuk ekzistojnė.

Kur miqtė tė rrethojnė nga ēdo anė
nuk ke si tė ndjehesh i vetmuar,
ndonėse mė tė dashurin nuk e ke pranė
prapė vėren qė ke pėrse duhet jetuar.

Ai qe nė sfida e vuajtje tė jetės
tė pėrvuajturin ngushėllon e i del karshi,
mė e lartė se maja e Kullės sė Babilonit
ėshtė qenia dhe humanizmi i tij.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:20 pm

ILAĒHELMI I SHPIRTIT TIM

Pse ike atje . . . nė pa kthim pa mua?
ēfarė bėj tash unė pa ty?!
Mė thoje: “babush ty shumė tė dua”
vallė, kur do tė terėn kėta sytė e mi?!!!

Dielli mė nuk ėshtė diell e as hėna hėnė
ē’prej se ti ike atje . . . nė amshim,
shpirtvrarė e zemėrshkrumb mė ke lėnė
o yll, o diell, o hėnė... o ilaēhelmi i shpirtit tim!!!

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:20 pm

SĖ BASHKU PĖR DIELLZĖN

Kur duhej ditėlindjen
Diellzės t’i festonim,
nga tė katėr anėt
miqtė e shokėt vėrshonin.

Tė gjithė me buzagaz
atė e pėrgėzonin,
t’i bėnte njėqind vjet
nga zemra i uronin.

Kėnga dhe hareja
nuk kishin tė ndalur,
tė gjithė nga ‘i pėrqafim
nxitonin pėr tė ia falur.

Pėr kėnaqėsinė e tyre
Diellza nuk ngurronte,
vjershat mė tė bukura
qė t’ua deklamonte.

As nė kėngė e valle
askush kėsaj s’ia shkonte,
tė gjithėve na mahniste
sa bukur ia thonte.

Por ja, ikėn ato ditė
furishėm qė u festua,
gjithė gėzimi e hareja
nė dhimbje e lot u shndėrrua.

Ajo nuk zbukuron tash botėn
siē kėtė bėnte dikur,
mendjet dhe zemrat tona
nuk do ta harrojnė kurrė.

Sė bashku tash pėr Diellzėn
miq e shokė kah janė,
tė gjithė nga ‘i plagė nė zemėr
tė pashėrueshme e kanė.

Sė bashku tash pėr Diellzen
nė vend qe tė festojmė,
tė flasim e tė shkruajmė
dhe tė qajmė e vajtojmė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:20 pm

C I K L I II

ZEMERBARDHĖT PĖR DIELLZEN


RREZJA E PARĖ E DIELLIT

Shumė herė doja tė shkruaja
por zemra nuk duronte
nga malli i pashuar o engjėll
qė zemrėn mė pėrvėlonte.

Por, oj rrezja e parė e diellit
si mund te mos shkruaj pėr ty?
kur nė duart e prehrin tim u rrite,
tė kisha si lule nė saksi.

Si mund tė mos kujtoj
fjalėt e ėmbla qė thoje,
qėndrimin nė prehrin tim
e flokėt kur mi lėmoje.

Atė gjallėri nė shtėpi qė kishim
ajo tash mė s’ekziston,
kurrė s’do tė jem’ ata qė ishim
mori fund kėnaqėsia jonė.

Ėndėrr tė tillė po tė kisha parė
flokėt pėrpjetė do tė mė shkonin,
shumė e shumė do tė kisha qarė
kurrė kėtė ditė s’e imagjinonim.

Unė nuk mund tė mos vuaj
krejt derisa tė vij tek ti,
zotit tė madh diellzushė ti thuaj
halla ime, ka shumė mėrzi.
nga halla jote e dashur, TEUTA


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:21 pm

Besnik AHMETI :

FOTOJA NĖ LOTIN E GJYSHIT

Nė rrugėt e jetės takova njė burrė,
me lot thėrriste njė emėr,
njė plagė kishte nė zemėr,
thoshte se pėr mua s’ka mė dritė,
se pėr mua gėzimi mbaroi,
jeta ime s’mė ka mė kuptim
nga ajo ditė kur Diellza shkoi.

Kush ėshtė Diellza e pyeta o trim?
mė tha, ishte shpirti i shpirtit tim.
Zoti ma dėrgoi pėr tė mė shpėtuar
dhe sėmundjen e harrova e u bėra i ri
por, ai sikur mė mashtroi
e shpėtimtarin ma mori pėrsėri.

I shtrirė nė krevatet e spitalit
tek sa mi thotė kėto fjalė,
nga sytė i rrjedhin ca lot
me shumė dashuri e mall.

O Adem Berisha i thashė!
ndal ti ata lot,
vėrtetė njė lule ėshtė tharė
por shportėn e ke plot.

Oj Diellza e vogėl!
unė ty nuk tė njoha,
nuk tė pashė nė rrugėn e shkollės
por, e di sa tė bukura janė
lulėkuqet e Kosovės.

Nė lotin e gjyshit
foton tėnde e pava,
e bashkė me bacė Ademin
edhe unė pėr ty qava.

Ti e bukur ishe si lulet e Kosovės,
ti e pastėr ishe si uji i Valbonės.
Por, e zezė ishte ajo ditė
qė askush nuk e ka pritė,
kur u ndave nga prindėrit e shoqet
dhe tė gjithė i le nė zi,
e atė ditė dielli s’bėri dritė,
bilbilat ndalen kėngėn,
lulet nė vazo u vyshken,
nuk donin tė shihnin dritėn pėrsėri.

Oj Diellza e dashur!
kur tė thėrrasė gjyshi
o shpirt ku mė humbe,
i thua se natėn je ndėr yje
e ditėn je ndėr lule.

O yll i vogėl,
mė s’mė shkruan pena
e s’mė punon as dora,
shkroi pėr ty kėto vargje Diellzė
i yti, xhaxhi Besniku nga Tropoja.

Shkruar nga Besnik Ahmeti SPITAL – SAUK
Llugaj – Tropojė TIRANĖ 16. 08. 2006.
Mendova tė lė njė kujtim nė fletoren e z. Adem duke e falėnderuar atė qe mė mundėsoi kėtė gjė. Dhe duke pare qė zoti Adem shkruan poezi, po mundohem edhe unė, pasi qė as koha nuk mė mungon.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:21 pm

kozeta Zylo 19-07-2008, 06:08 am :

NJĖ PĖRVJETOR

O Diellzė e bukur!
si vesė mėngjesi sot m'i lage sytė.
Babagjyshi yt qe tė thurė kurorė,
mall e dhimbje sjell nė kėtė pėrvjetor.
Ti si njė engjėll vjen e bashkon zemrat tona,
o Diellzė e bukur, o Lule borė!

I pėrjetshėm qoftė kujtimi i saj
Keze (Kozeta) Zylo, New York

29-09-2008, 02:52am
Keze (Kozeta) Zylo :

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:21 pm

O Diellzė e artė
qe me fijeza dielli
mė ngrohe shpirtin tim,
si engjėll mė shfaqesh
kurorė artė,
nga sytė e tu
bota merr shkėlqim!

Ē 'nur i bukur tė paska rėnė,
nga prehėr i gjyshit kurrė nuk ike,
e blujta e syve, qiellin paska zėnė,
o Zanė Kosove, o Perlė e PERĖNDIVE!

U prehtė nė paqe shpirti i saj!
Me shumė respekt pėr babagjysh Ademin!
Keze (Kozeta) Zylo, New York

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:22 pm

Axhi Shaban Berisha – Rahovec:

NJĖ DET LOTĖSH

Kush mė vrau mua vajzėrinė,
Kush mė vrau mua fėmijėrinė,
Kush mė vrau mua bukurinė,
Kush mė vrau mua menēurinė
Po kush mė dogji edhe mushkėrinė?!

Njė i pa shpirt i sojit tonė
Mė shkurtoi jetėn pėrgjithmonė.
A s’tė vije keq ore mėkatar
Engjėllit jetėn pėr t’i marrė.

Kėtė mėkat zoti s’ta falė,
Jo veē zoti po as njerėzia,
Njė det lot m’ ke sjell ke shtėpia.

Nėnė e babė m’i mbyte nė lot,
Ti ua prishe gjithė lumturinė,
Tė mos festojnė pėr jetė e mot
Sa tė jenė gjallė mos tė heqin zinė.

Jetėn doja pėr tė gėzuar
Atė qė zoti falė ma ka.
Pa pikė mėshire ti ma ke shuar
Gjithė tė dashurit mė qajnė nė zė.

Pse makinės pa leje i grah
Nė vendbanim me atė shpejtėsi?!
A mendove se ajo ka krahė
Apo doje tė vrasėsh fėmijė.

Mos derdh lot moj nėnė e mjera,
Unė pėr ty jetoj pėr hera
Me ty jam dimėr e verė
Me ty jam vjeshtė e pranverė.

Kur tė mbijnė lulet mbi varr
Ju merr erė dhe hiq do mall
Pranė varrit tim do tė kesh lehtėsi
Ilaē i shpirtit unė jam pėr ty.

Yll mbi yje tash jam nė gjithėsi
Natė e ditė tė rri karshi.
Emrin Diellzė mė pat lėnė nėna
Ngroh si dielli, shndrij si hėna.

Kur tė kthehesh prapė nė shtėpi
Rreze dielli mė ke pėrmbi.
Jam si hėna kur ėshtė e plotė
Tė lutem nėnė tė mos derdhėsh lot.

Babagjyshin shumė e dua
Unė pėr te nuk kam mbarua,
Fortė e fortė do tė shtrėngoj
Nga pėrqafimi kurrė s’e lėshoj.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:22 pm

Alma Papamihali :
I nderuar z. Adem!
Pranoni ne shenjė respekti dhe solidarizimi me ju, vargjet e mėposhtme shkruar nga unė...
01-10-2008, 11:04pm

O DIELLZĖ E ARTĖ

Nėse njė ditė, Diell s“do tė shkėlqente,
yjet nė qiell nuk do tė shndrisnin,
dita nga nata ndryshim s“do tė kishte,
ngrohtėsinė nga kush do tė prisnim?!

Nėse njė ditė nuk u ndje Dielli,
ndodhi veē pak, pėr njė moment,
pėr aq sa ujė kėrkonin fushat,
pėr aq sa lotėt mbushen lumenjtė...

Nėse njė ditė, ti Diellzė e dashur
s“munde tė jepesh ngrohtėsi,
vetėm njė moment rrezet i ndale,
sa tė gjesh vend nė pėrjetėsi...

Me shpejtėsi ti u ngjite atje lart,
siē dinė tė ngjiten vetėm perėnditė,
ndriēove engjėjt qė ty tė prisnin,
natėn me yje e bėre ditė...

Dhe ja tek je tash nė pavdekėsi,
e ngjitur lart nė qiellin blu,
Shqipeve Engjėj iu rri pėrbri,
tė iu japėsh jetė me sytė e tu...

Lexon e qeshė me gjyshin tėnd,
sa miq tė tjerė tė janė shtuar,
oj Diellzė e artė, qė nuk njeh dimėr,
qė kurrė s“do tė ndalesh pa na ndriēuar...


Kushtuar engjėllit tė pėrjetėsisė Diellza Berisha...
me frymėzimin e njė poeteje dhe me ndjesinė
e njė prindi.
U prehtė nė paqe engjėlli i artė!
Me shumė respekt dhe dashuri miqėsore pėr familjen
dhe veēanėrisht pėr babagjyshin, mikun Adem Berisha!


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:23 pm

Shkruan: Ermira Masha
13 vjeēare , Bristol - Angli

D I E L L Z A SERAFIN

Kur shikoj
te faqja jote,
ėshtė njė vajzė
shumė bukuroshe,

Sa shumė qė lexoj
kureshtja mė shtohet
dhe vazhdoj...

Diellza, quhet ajo
e bukur si engjėll,
por me ne nuk ėshtė
veē e dimė se na dėgjon.

Pse zoti u tregua i ashpėr me ty
xhaxhi Adem?

Mbesėn e bukur
dhe tė mirė
e mori nė
gjirin e vet.

Nė parajsė ajo ėshtė
dhe ty tė mbron,
ti shikon nga lartė
dhe pėr ēdo gjė tė ndihmon.

Fat tė mirė
ti xhaxhi Adem ke,
se pa engjėllin
as tash nuk je.

Tė mbron ajo
ēdo herė,
sa herė qė ti ke nevojė.

Unė dua ta njoh dhe fort ta pėrqafoj,
diēka t’i them :"ke njė gjysh qe tė kujton ēdo herė!"

Sytė e saj tė vegjėl,
fytyra e saj e bardhė,
na bėn tė gjithėve
pėr tė qarė.

Xhaxhi Adem
ti pranė ne na ke,
tė duam si gjysh
qe tė gjithė ne.

Pėr ēdo gjė qė ke nevojė
mbėshtetjen tonė e ke,
e ke nė dorė.

Pranė ne na ke
tė gjithėve na vije keq
qė mbesa jote u tret kaq e re.

Ajo, engjėll tashmė ėshtė
dhe ēdo njeri tė mirė tash e mbron.

Ty ēdo natė tė shikon,
kur ti bije nė gjumė, me dorė ta bėn.

Yllin mė tė bukur ti shiko
por me Diellzen mos e krahaso.

Asgjė nuk ėshtė mė e bukur
nga ajo ē’ėshtė e jotja.

Diēka Diellzes po i them:
"gjyshin tėnd mbroje
sa tė kenė jetė”!

Shkruar nga “MILKA” (Ermira Mashsa)
01:54 25/06/07

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:23 pm

Rrebelja : Mirjeta Shala, Gjakovė :

BUZĖQESHJA E SHUAR

Njė lajm i kobshėm tronditi botėn,
zogjtė e malit mė nuk kėndojnė,
lotėt e nėnės shpuan edhe tokėn
pėr Diellzėn e vogėl tė gjithė vajtojnė.

Ti shpejt u largove nga kjo botė
e shkove atje ku vetėm engjėjt shkojnė,
neve na le tė lahemi nė lot
vetėm me kujtimet tuaja tė jetojmė.

Bashkė me buzėqeshjen tuaj
edhe buzėqeshja jonė u shua,
bashkė me gėzimet tuaja
edhe gėzimi jonė u largua.

Mė pranvera nuk vije si dikur
e as lulet nuk kanė pėr tė lulėzuar,
as bilbili mė nuk ka pėr tė kėnduar
nga sot, ēdo gjė ka ndryshuar.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:24 pm

Arlind Gashi, kl. VI-tė fillore – Lipjan :

KERUBIMI

O engjėll nė krahėt e Zotit!
o yll i gjithėsisė qė shndrin,
ti je rrezja e Perėndisė,
ti zbukuron edhe gjithėsinė.

Nėna ty tė lindi
si njė rreze diellore
e toka e zezė qė tė mori
tė ka krijesė hyjnore.

Je shkėndija e ndezur
nė zemrat tona prore,
je vetė qielli i kaltėrsisė,
ti je njė bukuroshe pėrrallore.

Je simfonia e shkruar
nė nota e pentagrame,
je boria e anijeve gjigante
qė ēajnė dete dhe oqeane.

Motėr si unė, mbesė si babushi Adem
mė tė mirė kush mund qė tė ketė?
shpejt na ike nga kjo botė
por nė zemrat tona ke mbetur pėr jetė.

Diellzė, mua dhe babushit Adem
na ėshtė bėre njė padrejtėsi,
kur neve na le nė tė zezėn tokė
e ti shkove diku nė gjithėsi.

Dy zemra qė ndizen flakė
tė kujt ato mund tė jenė?
pėrgjigjja ėshtė shumė e saktė:
e imja dhe babushit Adem.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:24 pm

Lisiana Demiraj - Tiranė :

PĖR DIELLZEN

Kur lindjes i vinte keq te tė lindte
Ishte kohe tjetėr ajo…
Ashtu veē i vinte keq
pa e ditur pse
se vdekja s’do e mendonte dhimbjen
qe ne zemrat e lodhura le…
O engjėll i vogėl a na dėgjon
se veē pėr ty po thurim vargje sot,
ne zemėr ne do te kemi gjithmonė
buzėqeshja jote e mire me ne jeton…

Ajo jeton, ėshtė veē bukuroshja e fjetur..
29. 06. 2009.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:25 pm

Loresa BERISHA - Tetovė:

DIELLZĖ, PSE DUHEJ TI TĖ VDISJE?!
engjėllusha e motrės,

Pėr ty lus perėndinė tė ketė mėshirė
Diellzė o engjėll i dashur
mė je shumė e shumė e mirė.
Ndjeva boten se ē’u nda ne zemrėn time
ne copėza e grimca,
ah sa pak jetė me gėzime,
sa shumė vuajtje e lėndime.
Sa shumė duron shpirti
sa vėshtirė pajton trupin...

Tė qoftė i lehtė dheu o engjėll i dashur

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:25 pm

Shkruar nga Irena Haska – Tiranė :
28. 05. 2007.

Titulli: 28 Qershori Njevjetori i vdekjes se
me te dashurės sonė Diellza Berisha
Thu Jun 28, 2007 6:22 am

DIELLZA E DY BOTĖVE

Ti tashmė je njė engjėll,
diku atje lart,
mungesa jote ndihet kudo,
rreth e pėr qark.

Si sot ti nga kėtu ke ikur
dhe ke lėnė tė dashurit tu
qė lart drejt qiellit shikojnė
e me lot nė sy tė thonė:

O yll qė prej andej ti shndrij
dy botėve t’u japėsh shkėlqim,
njėrės qė tashmė e le nė zi
dhe tjetrės atje nė amshim.
_________________
Dhimbja ,tragjedia dhe urrejtja
shpejt ose vone kalojnė,
mirėsia ,kujtimi dhe dashuria
janė te pėrjetshme

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:25 pm

Sonila Memoci(**GISHTĖZA**) pėr Diellzėn :

ENGJĖLL ERDHE, ENGJĖLL SHKOVE

Erdhe si njė engjėll nė kėtė botė
botė mizore por e ngrohtė
E gjithė njerėzia ty tė donte shumė

Ishe shpirti i shpresės
ishe rreze drite
ishe gėzim i jetės

Si engjėll erdhe
nė kėtė jetė
e tek engjėjt shkove
Midis engjėjsh
do mbetesh pėrherė.
e dashura jonė Diellza.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:26 pm

Me shume dashuri pėr ty
Gishteza/Sonila Memoci, Belgjikė

Z E M Ė R B A R D H A

Do doja tė thosha dy fjalė:
Jeton nė zemrat tona
E bukur si gjithmonė
Lloj i veēantė nė botė
Zemėrbardha jonė
Ah .....jetė e padrejtė.
Sonila MEMOCI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:26 pm

Shaban Cakolli
---------------
DIELLZĖ 0J ENGJĖLLUSHĖ

Serafin engjėll i zgjedhur
pėr ty shumė lot do tė kisha derdhur,
por nuk duhet tė qajmė jo
se as Zoti tė dobėtit nuk i do.

Ti jeton o yll i dritės
nė ēdo varg tė Adem Berishės,
vajza ndjehet si mbretėreshė
kur shkruan gjyshi pėr mbesė.

Porsi lulja kur ēelė nė agim
erdhe hyre nė vargun tim,
vjen plot dritė porsi shkėndi
hijeshon vargjet nė poezi.

Hijeshon kopshtet me lule t“njoma
si vyshkė vapa as si thanė bora,
sa herė shkruaj pėr lule tė njoma
mė thahet goja, mė dridhet dora.

Zoti i madh ty tė bekoftė
ne pėr ty do mbahemi tė fortė,
dikush nesėr, dikush sot
qė tė gjithė do vijmė nė atė portė.

Njomzė e xhaxhit plot gjallėrim
pėrherė do mbetesh nė vargun tim
deri sa tė shihemi nė amshim.

Lexues tė nderuar,
nėse ndonjėherė e kam pasur rėndė tė shkruaj, atė peshė e ndjeva sot kur fillova tė shkruaj kėto vargje pėr ENGJĖLLUSHEN DIELLZĖ.
E ndjeva njė dhimbje nė krahnor dhe nga brendia dukej sikur gufonte njė llavė vullkani!
Megjithatė, ndjeva obligim dhe vendosa qė edhe unė tė thur disa vargje pėr kėtė lule tė bukur, lulen mė tė bukur tė pėrjetėsisė ku siē thotė edhe vetė baca Adem nė njė strofė tė poezisė sė tij, "Premia":
"Kėtė lajm tė zi po tė merrte dielli
pėr njė ēast dritėn do e ndalte,
obligim kish ndaj kėtij ylli
njė minutė dhe ai t’ia falte".

Kėtė shpirt tė njomė qėllimisht e quajta "Serafin" sepse serafinėt janė engjėj qė perėndia i zgjodhi tė jenė nė fronin e tij. Ata janė engjėj qė janė vigjilentė dhe me shumė palė krah e sy tė cilėve nuk iu shpėton asgjė nga vėshtrimi.
Diellza na vėshtron neve, jeton me ne, jeton nė shpirtrat tonė , nė poezitė tona tė cilat nuk do vdesin kurrė.
Baca Adem duhet tė krenohet qė kishte fatin tė ishte gjysh i kėtij engjėlli, kurse juve tė cilėt/cilat gjetet kohė dhe vullnet tė thurni vargje pėr Diellzen, zoti ju bekoftė dhe stolistė me gjithė tė mirat qė ai ka.
I juaji Shaban Cakolli, me qėndrim tė pėrkohshėm nė Gjermani.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli Mon Nov 15, 2010 3:27 pm

Edona rexhepaj : dona_kica@hotmail.com :
Pėrshėndetje
Pėrmbajtja:

Fillimisht uroj tė jeni mirė ju dhe familja juaj dhe uroj tė keni njė ditė tė qetė dhe tė hareshme!!
Unė mirė jam, po merrem me studimet ... arsyeja qe po ju shkruaj ėshtė shkrimi i disa vargjeve pėr Diellzen njė ditė kur po e mendoja shumė dhe duke e menduar kam ndjerė dhimbje dhe nė tė njėjtėn kohė edhe lumturi qe nė kėtė botė erdhi si njė engjėll dhe si njė engjėll iku. Mos ndjej pikėllim sepse ju e dini mė sė miri sa shumė vuajtje na servon jeta, tė paktėn Diellzen e ka kursyer zoti i madh nga ato dhe i ka dhėnė privilegjin e tė jetuarit me engjėjt!!!

ENGJĖLLIT TIM

Horizont i ngushtuar
Fryma me zihet
Shi i rrėmbyeshėm troket nė xham

Errėsira ka mbėshtjellė ēdo gjė
Me velin e saj tė zi
Unė nė skaj tė botės strukur
Diellezėn time mendoj...

Ditėn qė ike
Tokės njė plagė iu shtua
Qiellit njė festė
Qė engjėllin nė krahėt e tij shtrėngoi

Vetmia mori fjalėn
Shpirti puthi trishtimin
Vdekja tė thirri
Nė shtratin e saj tė akullt tė pushosh
Larg nga turma e tė pėrvuajturve.

Si njė anije nė stuhi
Orvatem shtigjeve tė jetės
Lutjet e mija trazojnė zemrėn e
Detit
Britmat e mia tundin
Tokėn
Zėrin tim e njeh
Heshtja
Heshtja e kupton dhimbjen time
Asaj i flas edhe kur bota fle

Njė ditė,

Njė ditė
Rrugėt e mia do mė ēojnė tek ti
Do tė shtrėngoj fort
Pėrqafimi jonė do tė jetė
Figurė e ngrirė nė kohė,
Nė pėrjetėsi !

Njė ēast...

Njė ēast tė vetėm
Dua t’i mbyll sytė dhe unė
Asgjė tė mos ndjej

Vdekja nuk ėshtė humbja mė e madhe
Nė jetė
Tė vdesim pėrbrenda derisa jetojmė
Ėshtė vdekje e dyfishtė

Nuk dua tė ndjehem kėshtu, jo, jo
Krenaria ime ėshtė mė e madhe se pikėllimi
Dashuria ime ėshtė forca ime

S’ do lejoj jetėn tė mė mposhtė
Tė mė hedh pamėshirshėm
Shkėmbinjve tė thepisur
Tė vuajtjes
Jo
Jam asht i fortė unė

Jeta ime ėshtė luftė

Unė, ushtar i kohės sė pakohė
Do ngre lapidar dashurie nė emėr tė dashurisė
Se unė e desha pėrtej Vdekjes engjėllin tim
Do ngre lapidar lotėsh tė kristaltė
Se unė qava me shpirt pėr engjėllin tim
Diellza ime, frymė e shpirtit tim

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA - Faqe 2 Empty Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi